Flash

“Ka gra në rrjetet sociale që influencojnë rendimentin”: Capello tregon pikën e dobët të futbollistëve

Lapsi.al 22 March 2021
“Ka gra në rrjetet sociale që influencojnë

Futbolli modern duhet të luftojë me disa faktorë që nuk janë aspak margjinale. Fabio Capello ka vënë theksin pikërisht aty, në një lidhje direkte me Sky Club. Nga mediat sociale te gratë e futbollistëve (ëags): për një trajner, mbajtja e përqendrimit të lojtarëve të tij në nivele të larta është gjithnjë e më e komplikuar.

“Komunikimi brenda dhe jashtë fushës bën diferencën për një trajner sepse të bën të kesh një marrëdhënie të mirë me lojtarët. Ndër të tjera përcjell besim në këtë mënyrë. Një trajner duhet të ketë lidershipin sepse futbollistët të shikojnë, të studiojnë, vëzhgojnë se si sillesh. Me mediat sociale është shumë më e vështirë të menaxhosh lojtarin, ekipin. Gjithçka është ndryshe. Ka edhe gra që janë në mediat sociale dhe mund të ndikojnë në përgatitjen për një ndeshje ose për të gjithë kampionatin nëse ka ndërhyrje. Duhet të kuptosh me kë ka të bëjë”. Me këto fjalë Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit, komentoi kurthet e futbollit modern në Sky.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI