Flash

"Agnelli më erdhi në dhomën e zhveshjes": Trajneri i Beneventos tregon edhe këshillën për Pirlon

Lapsi.al 23 March 2021
"Agnelli më erdhi në dhomën e zhveshjes": Trajneri i

Nëse ka një ditë që mund të konsiderohet e paharrueshme për Pippo Inzaghin, ajo është e diela në të cilën mposhti Juventus. Një ndërmarrje e pamenduar, aq sa trajneri i Beneventos për pas ndeshjes kishte gati intervistën për mënyrën e humbjes... Por kjo është paparashikueshmëria e futbollit dhe në vend të një rezultati që dukej i shkruar në prag doli befasia e madhe e ditës. Shumë mesazhe të ardhura në adresë të trajnerit të Beneventos pas goditjes në Allianz Stadium kundër Juventus, por elozhi më i bukur erdhi personalisht: "Agnelli erdhi në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, donte të më përshëndeste dhe të më uronte. U tregua një zotëri i vërtetë. Pasi ke humbur kundër Beneventos, ndoshta dëshiron të largohesh nga stadiumi menjëherë", tha Inzaghi në një intervistë për 'Corriere della Sera".

Ish-sulmuesi ka rrëfyer në fund edhe bisedën pas ndeshjes me mikun e tij Pirlo dhe këshillën "të qendrojë i qetë, sepse edhe unë kam kaluar momente të vështira". Për Inzaghi gjithçka është mbyllur për titullin kampion: "Interi tashmë ka fituar". Pippo është shumë i përqendruar në titullin e tij, arritjen e shpëtimit. E ardhmja mund të presë: "Unë thjesht po mendoj vetëm për atë që duhet të fitojmë me Beneventon, pastaj do të flasim. Por këtu jam mirë."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI