Flash

"Karriera ime mund të përfundojë këtu": letra e lamtumirës së Prandellit trondit Fiorentinën

Lapsi.al 23 March 2021
"Karriera ime mund të përfundojë këtu": letra e

E pabesueshme ajo që ndodh në shtëpinë e Fiorentinës: Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen dhe do të largohet nga pankina viola. Trajneri nga Orzinuovi i thotë lamtumirë Firences dy ditë pas humbjes ndaj Milanit, pasi kishte koleksionuar vetëm 5 fitore në 21 ndeshje të kampionatit. "Po ndalem për të gjetur veten. Karriera ime mund të përfundojë këtu, por nuk kam pishmane". Beppe Iachini, të cilin Prandelli e kishte marrë në krye të nëntorit, është gati të kthehet në vendin e tij.

Kthimi i ish-trajnerit, i cili kishte udhëhequr Fiorentinën nga 2005 në 2010, nuk shkoi saktësisht siç priste Commisso: ekipi fitoi vetëm 21 pikë në Serie A nga 22 nëntori e tutje dhe aktualisht është në vendin e 14 në renditje, me 7 pika avantazh nga zona e rënies.

"Fiorentina informon se, sot, trajneri Cesare Prandelli ka paraqitur dorëheqjen e tij te drejtuesit e Klubit - lexohet në shënimin e Fiorentinës - Shoqëria viola, me shumë keqardhje, ka pranuar kërkesën e trajnerit duke kuptuar arsyet, që shkojnë përtej futbollit. Cesare Prandelli është trajneri dhe njeriu që në muajt e fundit ka dhënë gjithçka, duke demonstruar edhe një herë lidhjen e thellë dhe dashurinë për qytetin e Firences dhe Fiorentinën. Presidenti Commisso, drejtuesit, ekipi dhe të gjithë tifozët falënderojnë Cesare Prandelli, duke i uruar që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur qetësinë dhe energjinë e nevojshme për të patur fatet më të mira në të ardhmen e tij njerëzore dhe profesionale".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI