Flash

Video/ "Nëse e mendojmë Andorrën të lehtë, e dimë si përfundon": Hysaj paralajmëron kuqezinjtë

Lapsi.al 23 March 2021
Video/ "Nëse e mendojmë Andorrën të lehtë, e

Kombëtarja përgatitet në Barcelonë për ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës dhe pavarësisht se konsiderohet një ndeshje e thjeshtë, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, nuk ia ka besën. Shkodrani shpreson ta nisë këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë, por për ta bërë këtë duhet shumë kujdes në debutim kundër Andorrës: "Është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra, që e dimë të gjithë që poshtë emrit mendojmë se është e lehtë, por në të vërtetë ata janë lojtarë që dinë të luajnë futboll. E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi ne 100% të përqëndruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë. Në qoftë se do jemi të përqëndruar 100%, ndeshja do jetë më e lehtë, por nëse ne mendojmë se Andorra është një ekip i lehtë, gabojmë dhe mund të kemi pasoja siç patëm në ndeshjet e kaluara ku dolëm barazim me Andorrën".

Përvec grupit të zakonshëm kuqezi janë veshur edhe disa lojtarë premtues, një prej të cilëve, Bajramin, e zbulon vetë Hysaj: "Kam folur me të sepse kemi luajtur edhe kundër tij dhe është një lojtar vërtetë shumë i mirë. Është në një lojtar që ka shumë mundësi të ecë përpara sepse Empoli kërkon që t’i japë sa më shumë mundësi të rinjve që të tregojnë veten dhe më pas të kenë mundësi të kalojnë në një skuadër më të fortë. Ai i ka kualitetet dhe i kam thënë që nuk do ketë presion sepse është një qytet i vogël dhe i qetë. Thjesht duhet të tregojë vlerat e veta siç po bën dhe besoj se do gjejë një skuadër të mirë".

Tre ndeshjet në 6 ditë mund të jenë një sprovë e vështirë, edhe pse Hysaj beson se skuadra ka lojtarë që janë mësuar me këtë ritëm: "Çdo tre ditë kemi bërë ndeshje. Jemi mësuar dhe me këtë pandeminë, u bëmë një vit që luajmë kështu. Por jemi mësuar të gjithë lojtarët, jemi të organizuar. Të gjithë po e mbajmë mirë veten dhe jemi gati të luajmë çdo tre ditë. Besoj që nuk do jetë problem për asnjë nga lojtarët që jemi këtu".

https://www.youtube.com/watch?v=hjeLuK5o-Yc&t=5s

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI