Flash

Real bën goditjen, 140 milionë euro për Haaland: Ronaldo-Benzema bashkë, por jo në Madrid

Lapsi.al 24 March 2021
Real bën goditjen, 140 milionë euro për Haaland: Ronaldo-Benzema

Kthimi i Cristiano Ronaldos në Madrid është i destinuar të mbetet vetëm një sugjerim i fundit të dimrit. Florentino Perez tashmë ka në duart e tij sulmuesin e ardhshëm të Realit: është Erling Haaland, norvegjezi i Borussia Dortmund, mbreti i golashënuesve evropianë. Negociatat me klubin gjerman janë pothuaj në fund, me lojtarin që do të mbërrinte në Madrid për një shifër afër 140 milion euro. Në këtë pikë, hipoteza e një Ronaldo-bis është e destinuar të mbetet e tillë, edhe sepse ideja e një kthimi nuk e ka emocionuar kurrë Florentinon, duke qenë se ai nuk e konsideron atë një ujdi të mirë duke marrë parasysh koston e operacionit dhe moshën e CR7. Përveç kësaj, Perez nuk i kanë pëlqyer modalitetet e lamtumirës së tij në 2018.

Cristiano ka vetëm një ekip të interesuar vërtet për të dhe ai është Paris Saint Germain. Një operacion, ai me francezët, që mund të bëhet realitet në rast se nuk arrijnë të teserojnë Messi. Sidoqoftë, Juventus po sheh rrotull për sulmin e së ardhmes. Ardhja e mundshme e Haaland në Madrid është edhe një tregues tjetër i largimit të Benzema në fund të këtij sezoni. Bardhezinjtë tashmë kanë filluar të provojnë terrenin për të arritur tek francezi me synimin për rinovimin e repartit të përparuar, në kohën kur kthimi i Moratas tek Atletico Madrid është më shumë se i mundshëm, edhe pse ai do të donte të qëndronte në Torino. Kostoja për blerjen përfundimtare, 45 milion euro, është e papërballueshme për bardhezinjtë dhe është e vështirë të mendohet rinovimi i huazimit përsëri.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI