Flash

Video/ Yilmaz 'sulltani' i Turqisë: tregolëshi i sulmuesit shemb Hollandën

Lapsi.al 24 March 2021
Video/ Yilmaz 'sulltani' i Turqisë: tregolëshi i sulmuesit

Kualifikueset europiane për Botërorin 2022 nisin menjëherë me një befasi të madhe, me Turqinë që shkatërron 4-2 Hollandën në ndeshjen e madhe të Grupit G. Në Stamboll, turqit fluturuan falë tregolëshit të Yilmaz e rrjetës së Calhanoglu, ndërsa tulipanët u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë me Klassen e De Jong, por kanë keqardhjen e shtyllës së De Ligt përpara pushimit, që mund ti kishte ndryshuar situatat.

Turqia e kishte treguar forcën edhe në eleminatoret e Euro 2020 duke mundur kampionët e Botës të Francës, por këtë herë nuk i lanë asnjë mundësi hollandezëve, duke dominuar mbi të gjitha pjesën e parë. Yilmaz ishte një problem i vazhdueshëm për prapavijën e Orange që, ashtu si Liverpool, ka ndjerë mungesën e Van Dijk.

Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15', dyfishoi me penallti në minutën e 34' e bëri tris me goditje dënimi, nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes. Hollanda mund të kishte bërë dicka më shumë nëse goditja e De Ligt nuk do të ndalej nga shtylla, duke i dhënë mundësinë Calhanoglu, me rifillimin e lojës të bënte 3-0 (46'). Për Orange shënuan Klassen (75') e Luuk De Jong (76'), duke dhënë idenë për pak minuta se mund të rikuperonin rezultatin, që në të 81 u vendos pikërisht nga Yilmaz.

E nis me tre pikë fushatën në Grupin G Turqia, madje kundër kundërshtarit më të fortë, ndërsa për Hollandën gjithcka duhet të nisë nga e para, madje që në ndeshjen e ardhshme me Letoninë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI