Flash

Di Maria lë fushën dhe vrapon në shtëpi: familja i sekuestrohet gjatë një vjedhje

Lapsi.al 15 March 2021
Di Maria lë fushën dhe vrapon në shtëpi: familja i

Natë terrori për Angel Di Maria, viktimë e një grabitje të dhunshme në banesën e tij dhe rrëmbimit të familjes së tij, që ishte në shtëpi gjatë vjedhjes, ndërsa ai ishte në fushë. Lojtari i PSG u zëvendësua në minutën e 62, gjatë ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Nantes, nga Pochettino për "situata jashtë futbollit". Disa minuta më parë, drejtori i klubit parisien Leonardo kishte zbritur nga tribunat në fushë për të paralajmëruar trajnerin, i cili ia shpjegoi situatën Di Marias dhe e drejtoi atë në dhomat e zhveshjes.

Jo vetëm Di Maria: një bandë hajdutësh ka hyrë edhe në shtëpinë e prindërve të Marquinhos, siç raportohet nga RMC Sport. Një ngjarje e ngjashme ndodhi muajin e kaluar në shtëpinë e Icardi, përsëri gjatë një ndeshje. "Ekziston zhgënjimi se humbëm 3 pikë - tha Pochettino në konferencë shtypi pas ndeshjes - por ekipi ishte i shqetësuar për gjërat që ju ndoshta tashmë i dini. Nuk është një justifikim, por ka pasur një rënie të energjisë jo të zakonshme. Ne biseduam me lojtarët, por jo për çështje futbolli. Ka situata jashtë futbollit që duhet të merren parasysh".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI