Flash

Video/ Super Ronaldo fshin kritikat: tre gola në stadiumin e vetëm ku nuk kishte shënuar kurrë

Lapsi.al 14 March 2021
Video/ Super Ronaldo fshin kritikat: tre gola në stadiumin e vetëm ku

Në vajtje Cristiano Ronaldo kishte mposhtur Cagliari me një dygolësh, këtë herë ai shënoi tre gola (si kundër sardëve sezonin e kaluar) dhe në fakt e mbylli ndeshjen pas gjysëm ore të pjesës së parë: përfundoi 3-1 në Sardegna Arena, në stadiumin e vetëm italian në të cilin CR7 ende nuk kishte shënuar. Gola shumë të rëndë dhe me mesazh të qartë, pas eleminimit të bardhezinjve nga Champions League dhe centrifugës pasuese që kishte përfshirë portugezin ditët e fundit, në një tymnajë dyshimesh, zërash merkato e supozimesh. Ronaldo u përgjigj duke shënuar golin e 23 në kampionat, i 95 në 122 ndeshje për Juventusin. Cagliari mund vetëm të dorëzohet përballë një tërbimi të tillë të portugezit dhe të koleksionojë humbjen numër 18 kundër bardhezinjve, duke ndërprerë serinë pozitive që zgjaste prej tre ndeshjesh radhazi.

Avantazh pas 10 minutash me Ronaldon që me kokë, në këndin e ekzekutuar nga Cuadrado, kërcëu mbi Nandez e mposhti Cragnon. Kampionët e Italisë duan ta mbyllin ndeshjen e rasti për të dyfishuar vjen në të 25’: Morata nisi në thellësi Ronaldon, që pengohet në zonë nga portieri. Penalltinë e shndërron në gol vetë portugezi, që përsëritet pak më vonë. Cagliari lë hapësira të mëdha prapa, Juventus përfiton në të 32: asist i Chiesa dhe e majtë fatale e Ronaldos. Tre gola e një dëshirë e madhe për të vazhduar, që Cragno e ndal me vështirësi.

Pjesa e dytë nis me ndonjë rast të Cagliarit, që Juventus bën sikur nuk i ndjen, por në realitet vitaliteti i Cagliari transformohet në gol: në të 61’ Simeone, që nuk shënonte nga fundi i tetorit, goditi saktë në krosimin e Zappas, duke mposhtu Szczesny. Cagliari insistoi por deri në fund nuk bëri më keq. Juventus tregon se është aty. Por mbi të gjithë Ronaldo e të tjerët dinë të japin – fortë e qartë - ato përgjigje që në një ambjent bardhezi të zhgënjyer pas eleminimit nga Champions priste me ankth e skepticizëm.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI