Flash

Ibrahimovic përshpejton rikuperimin, për të qenë kundër United: pozitiv kontrolli mjekësor

Lapsi.al 14 March 2021
Ibrahimovic përshpejton rikuperimin, për të qenë kundër

Afrohet kthimi në fushë për Zlatan Ibrahimovic, që mund të jetë në dispozicion të Piolit për kthimin e 1/8 të Europa League kundër Manchester United. Sulmuesi suedez, sipas TuttomercatoËeb.com, ka përshpejtuar për sot kontrollin mjekësor (planifikuar fillimisht për nesër) për të përcaktuar punën stërvitore për javën e ardhshme. Vizita shkoi mirë dhe sipas të gjitha gjasave Ibra mund të luajë një pjesë të ndeshjes me anglezët.

Shërimi nga lëndimi i muskujve të aduktorit të majtë të pësuar kundër Romës duket se po vazhdon si duhet. Ibra është shumë më mirë, nuk ndjen më dhimbje dhe tashmë mund të kthehet në stërvitje me grupin, duke filluar nga e hëna. Pioli, kështu, mund të vendosë ta thërrasë suedezin për ndeshjen e kthimit kundër anglezëve, me të cilët suedezi ka luajtur dy sezone dhe fitoi Europa League në 2017, edhe pse nuk zbriti në fushë për finalen për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamentit të kryqëzuar të gjurit. Zlatan mund të shijojë sërisht fushën të enjten, për të vendosur minuta të rëndësishme në këmbët e tij, në funksion të ndeshjes së kampionatit kundër Fiorentinës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI