Flash

Video/ Teuta humb kontaktin me kreun: Kastrioti i merr pikën në “Niko Dovana”

Lapsi.al 13 March 2021
Video/ Teuta humb kontaktin me kreun: Kastrioti i merr pikën në

Një tjetër rezultat që zhgënjen pritshmëritë në Durrës e të vetë teknikut Edi Martini, që ka parë skuadrën e tij të humbasë shansin për tu ngjitur në vendin e parë, duke ia lënë atë Lacit. Durrësakët nuk shkojnë dot më shumë se 0-0 në Niko Dovana përballë Kastriotit, që 'shtrëngohet' duke ndjerë afrimin e Bylis për të marrë pikë në një transfertë shumë të vështirë.

Është mbyllur pa gola sfida mes Teutës dhe Kastriotit, që mbylli edhe javën e 24 të Superiores. Një pjesë e parë nën ton për të besuarit e Martinit, që nuk kërcënuan asnjëherë portën e Hidit. Ish-portieri i Teutës pati një rikthim të qetë në Durrës, me Teutën, që nuk bëri dot diferencën edhe në pjesën e dytë. Gjithsesi, lëvizjet e Martinit i dhanë një farë agresiviteti bregdetarëve, por që nuk mundën në asnjë rastë të kalonin barrierën e ndërtuar nga Ndreu, që nuk gabon pothuaj asnjëherë në ndeshjet që kanë rëndësi.

Me këtë rezultat, durrësakët rikthejnë dominancën e barazimeve, i 12 në këtë kampionat dhe bashkohen me pikë në një treshe kërcënuese pas Lacit, bashkë me Partizanin e Vllazninë, me nga 42 pikë, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 7 me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8, që momentalisht mbetet në zonën e playout.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI