Flash

Sergio Ramos habit tifozët e Real Madrid: “Messi? Do isha i lumtur”

Lapsi.al 13 March 2021
Sergio Ramos habit tifozët e Real Madrid: “Messi? Do isha i

Në prezantimin e dokumentarit kushtuar tij ("Ronaldo bën ndryshimin, por askush nuk garanton sukses në Evropë, ose i fiton kupat vetëm"), Sergio Ramos është rikthyer të flasë për largimin nga Real të CR7, që këto ditë është në qendër të merkatos së transferimeve pas eliminimit të Juventus nga Champions League: "Humbi ai dhe humbi Real Madrid. Unë nuk do ta kisha shitur, sepse ai është një nga më të mirët në botë dhe do të na kishte ndihmuar për të fituar më shumë” tha mbrojtësi i Zidane, i cili është kthyer në stërvitje me grupin dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Atalantas.

"Këto janë marrëdhënie që duhet të zgjasin për një jetë - shtoi kapiteni i Blancos siç raportohet nga Goal.com - Nuk e beson asnjëherë plotësisht, shpreson që të ndryshojë mendje, por ishte një vendim që e mori ai. Është një lojtar vendimtar. Këta lojtarë e fitojnë të drejtën për të marrë vendime".

CR7 është larguar nga Madridi, por çuditërisht mbrojtësi spanjoll ka zbuluar se ai do të ishte "i kënaqur" me ardhjen e Lionel Messi në Casa Blanca: "Do të isha i lumtur ta kisha në skuadër. Në të gjitha këto vite jemi përballur me Leon më të mirë në fushë, kështu që fakti që të mos e kesh më si kundërshtar në fushë do të ishte i shkëlqyer. Unë në Barcelonë? Nuk ka mundësi, ka gjëra në jetë që shkojnë përtej parave. Ashtu si nuk mund ta shihni Xavi ose Piqué në Madrid... ".

Nga Ronaldo-Messi te Mbappé-Haaland hapi është i shkurtër: "Unë do të doja t'i kisha të dy - tha Ramos - Por ndoshta, duke pasur parasysh situatën aktuale, unë mendoj se do të ishte më e lehtë për të sjellë Haaland. Me Mbappé rrethanat janë më të komplikuara. Mendoj se nuk do të ishte aspak keq për Real Madrid të forcohej me Haaland. Unë mendoj se ai mund të japë shumë. Padyshim edhe Mbappé, por blerja e tij do të ishte më e vështirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI