Flash

Inter humb Vidal: ndërhyrje kirurgjike në gju, kthehet pas pauzës së kombëtareve

Lapsi.al 11 March 2021
Inter humb Vidal: ndërhyrje kirurgjike në gju, kthehet pas pauzës

Interi duhet të bëjë pa Arturo Vidal për disa javë. Mesfushori kilian, i dëshiruar fuqimisht nga Antonio Conte, sipas asaj që komunikohet nga klubi zikaltër do ti nënshtrohet të shtunën një ndërhyrje kirurgjikale artroskopike për dhimbje meniskale në gjurin e majtë. E sigurtë mungesa e tij në ndeshjen kundër Torinos, Vidal mund të kthehet në dispozicion të Contes pas pushimit për ekipet kombëtare në funksion të sprintit përfundimtar për titullin.

Një mungesë e rëndë për zikaltrit të cilët, megjithatë, në periudhën e fundit kanë gjetur një ekuilibër me Eriksen përkrah të paprekshëmve Barella dhe Brozovic. Conte kishte nënvizuar vazhdimisht problemet fizike që Vidal kishte hasur: "Ai punon për të arritur 80% të gjendjes", ishin fjalët e trajnerit në fillim të muajit.

Me sa duket, me kthimin e Vecinos në grup dhe alternativat Gagliardini e Sensi, klubi vendosi që të provojë të zgjidhe problemin në mënyrë kirurgjikale, për ta pasur kilian në maksimumin e tij, në javët e fundit të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI