Flash

Shkelmi ndaj Balotellit, pështyrja ndaj Poulsen e largimi nga Roma, Totti: “Më detyruan”

Lapsi.al 11 March 2021
Shkelmi ndaj Balotellit, pështyrja ndaj Poulsen e largimi nga Roma, Totti:

Francesco Totti ka rrëfyer për veten në një intervistë për 'Il Corriere della Sera', duke u ndalur për Covidin që e goditi fort, për seritë televizive kushtuar tij dhe mbi të gjitha për karrierën e tij në Romë. Nga një ekstrakt i asaj interviste që do të botohet, është e qartë se ish-kapiteni i verdhekuqve nuk e ka tretur akoma lamtumirën nga klubi i zemrës: "E dija që herët a vonë do të më duhej të hiqja dorë. Duhet të jemi realistë. Në moshën 40 vjeçare është e vështirë të arrish dhe të vazhdosh të luash në nivelin e duhur - tha Totti - Por në rastin tim, unë u detyrova ".

"Një zgjidhje mund të gjendej, së bashku - vazhdon "Pupone"- Do të kisha dashur të ndalem në një kohë tjetër. Do të doja të isha unë ai që do të merrte vendimin. Trigoria është pothuajse shtëpia ime e parë”. Është e qartë se ai në të cilin ish-numri 10 u rrit është një futboll shumë i ndryshëm nga ai i sotëm e, në këtë drejtim, është interesant këndvështrimi i Tottit: "Ardhja e mediave sociale i ka bërë lojtarët të hallakaten dhe të bëhen më individualistë - shpjegoi ai - por problemi është më thelbësor: kampionët po zhduken. Ka më pak kampionë dhe më shumë lojtarë të ndërtuar".

Në fund, ka vend për keqardhjet e një karriere: "Për çfarë fajësoj veten time? Goditja me shkelm ndaj Balotellit dhe pështyrja ndaj Poulsen. Ishin gjërat më të këqija që mund të bëja, gjëra jo për mua. Ende nuk mund ta kuptoj se si mund të kem bërë gjeste të tilla”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI