Flash

Video/ Arsenal, Tottenham, Roma e Granada nuk gabojnë: rezultate pothuaj të sigurta

Lapsi.al 11 March 2021
Video/ Arsenal, Tottenham, Roma e Granada nuk gabojnë: rezultate pothuaj

Asnjë befasi në katër ndeshjet e mbrëmjes së Europa League, me favoritët që marrin rezultate të sigurta në vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit. Roma bën tris, Tottenham e Granada mbajnë në distancë sigurie 2-0, respektivisht Dinamo Zagreb e Molde, ndërsa Arsenal imponohet 1-3 vetëm në 10 minutat e fundit në Greqi.

ROMA - SHAKHTAR DONETSK 3-0

Në vajtjen e 1/8 të Europa League, Roma merr përpara 3-0 Shakhtar Donetsk e "prenoton" kalimin e raundit në prag të kthimit pas shtatë ditësh. Pas një nisje loje taktike e të ekuilibruar, në Olimpico zhbllokoi ndeshjen një prekje e lehtë e Pellegrinit (23'), pastaj në pjesën e dytë verdhekuqtë i dhanë përmasa fitores falë një perle të El Shaarawy (73') e një goditje me kokë të Mancinit (77'). Fitore kundër të shkuarës për teknikun e Romës Fonseca, që kishte bërë të njëjtën gjë më parë edhe ndaj Bragës.

OLYMPIACOS - ARSENAL 1-3

Në Greqi, u luajt një ndeshje e ekuilibruar me Olympiacos që rezistoi për 80 minuta, përpara se të rrëzohej 1-3 përballë Arsenal. Topcinjtë, favoritë të ndeshjes, kaluan në avantazh në pjesën e parë me Odegaard, që shënoi në minutën e 34. Helenët megjithatë reaguan menjëherë, por nuk mundën të gjejnë golin përpara minutës së 58. Pikërisht atëherë El Arabi rivendosi ekuilibrat në lojë, që qendruan deri 10 minuta nga fundi. Arsenal insistoi për të dalë me fitore nga transferta dhe në të 79 Gabriel shënoi golin e dytë, përpara se Elneny të vuloste rezultatin në minutën e 85. Një avantazh sigurues për kthimin në Emirates.

TOTTENHAM - DINAMO ZAGREB 2-0

Jose Mourinho i gëzohet një suksesi të pastër 2-0 kundër Dinamos, që mund ti vlejë shumë pas shtatë ditësh në Zagreb. Spurs i falen dygolëshit të Kane, njeriu i ndeshjes në Londër. Sulmuesi i kombëtares angleze kaloi Tottenham në avantazh në minutën e 25, duke shfrytëzuar një asist të Lamela. 26 minuta edhe për shqiptarin Lirim Kastrati, ndërsa Ademi u zëvendësua në minutën e 90, por përpjekjet e tyre nuk e ndaluan Kane të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 70. Këtë herë sulmuesi bëri gjithcka vetë, duke mposhtur portierin Livakovic, për të fiksuar rezultatin përfundimtar 2-0.

GRANADA - MOLDE 2-0

Sukses edhe për Granada, që pasi eleminoi Napolin, bën një hap drejt kësaj rruge edhe përballë Moldes. Norvegjezët nuk rezistojnë gjatë përballë presioni të vendasve, që kaluan në avantazh në minutën e 26 me Jorge Molina. Spanjollët insistuan për të shënuar një tjetër gol që do ti thjeshtonte gjërat në kthim dhe e arritën të përmbushin misionin në minutën e 76 me veteranin Roberto Soldado, pasi Molde kishte mbetur me 10 lojtarë për daljen me karton të kuq të Ellingsen vetëm 5 minuta më parë.

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 16

Granada 2 - 0 Molde

Olympiacos 1 - 3 Arsenal

Roma 3 - 0 Shakhtar Donetsk

Tottenham Hotspur 2 - 0 Dinamo Zagreb

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI