Flash

Suning përshpejton procedurat me Fortress: gjiganti amerikan do financojë Inter me 250 milionë euro

Lapsi.al 13 March 2021
Suning përshpejton procedurat me Fortress: gjiganti amerikan do

Ndërsa skuadra përqendrohet në kampionat, pronarët po shohin përreth për të përcaktuar të ardhmen e shoqërisë: marsi mund të jetë një muaj vendimtar në këtë kuptim për Interin, madje ka nga ata që kanë parashikuar një marrëveshje për një financim të zikaltërve brenda fundit të muajit. Përshepjtimi është bërë me shoqërinë Fortress, që do të bëhet aksioner së bashku me Suning, ndërsa gjithçka është ndalur me BC Partners për shitjen e të gjithë klubit.

Në projekt-propozimin nga fondi amerikan ka një hua prej rreth 250 milion euro (150 menjëherë dhe 100 më vonë) për t'i dhënë likuiditet të ri. Suning, që ndjek negociatat përmes Simon Yang, një njeri i besuar në familjen Zhang. Ideja, raporton Il Sole 24 Ore, është që të arrihet një marrëveshje midis palëve deri në fund të marsit.

Hipotezat e tjera mbeten të vlefshme, megjithatë, edhe sepse negociatat me Fortress nuk janë ekskluzive. Suning flet njëkohësisht me Bain Capital Credit dhe fondin PIF ndërsa një pengesë e vërtetë është regjistruar në dialogët me BC Partners.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI