Flash

Media e bën të shkarkuar, klubi zyrtarisht e ka në detyrë: Brdaric bën më shumë zhurmë se humbja e Vllaznisë

Lapsi.al 13 March 2021
Media e bën të shkarkuar, klubi zyrtarisht e ka në detyrë:

I shkarkuar apo jo mbetet për tu parë: mes kaosit të jashtëzakonshëm të krijuar nga lajmi i shkarkimit të Thomas Brdaric pas humbjes në shtëpi me Bylis, mbin lajmi, zyrtar për më tepër, se trajneri gjerman është në detyrë dhe nuk ka asnjë komunikim të një vendimi të tillë për të. Në këtë pikë, e gjithë tymnaja për mënyrën e shkarkimit, njeriun që do ta zëvendësojë, apo detyrimin që i ka klubi teknikut, janë të pavend. Brdaric është akoma trajneri i Vllaznisë dhe konfirmimi vjen nga brenda klubit.

"Në komunikimin e fundit që kam patur me presidentin Xhaferri - tha zëdhënësi i klubit - deri në orën 23.40 nuk ka patur asnjë vendim për të larguar trajnerin. Sigurisht, që ka patur një analizë për serinë e rezultateve pa fitore dhe një humbje si ajo në Loro Borici, por nuk e di nga kanë dalë këto variante të shkarkimit".

Shkarkimi i pretenduar i Brdaric, që bëri gjithë xhiron e mediave, ka indinjuar tifozët shkodranë, që kanë nxituar ti japin mbështetjen gjermanit, të cilit i njohin meritën e shndërrimit të një skuadre që luftonte për mbijetesë, në një skuadër pretendente, ende në vendin e parë në pritje të ndeshjeve të sotme.

E megjithatë, dicka luhet pavarësisht se pretendohet se Brdaric nuk është shkarkuar. Asnjë reagim zyrtar nga klubi, qoftë edhe për të përgënjeshtruar situatën në rrjetet sociale, apo për të shuar zërat që kanë arritur tani deri në caktimin e trajnerit që do ti shkojë në fund kampionatit, ku sipas të gjitha zërave duhet të jetë asistenti i gjermanit, Elvis Plori. Ngjan sikur në Shkodër kërkojnë të marrin kohë për të vendosur se cfarë do të bëjnë, por ajo që është thyer nuk mund të ngjitet më...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI