Flash

Arrestohet Gabigol për krim kundër shëndetit publik: në festë në një kazino klandestine

Lapsi.al 14 March 2021
Arrestohet Gabigol për krim kundër shëndetit publik: në

Gabriel Barbosa, sulmuesi që tek Inter nuk la asnjë gjurmë (tridhjetë milion euro të shpenzuara për ... një gol në vetëm dhjetë paraqitje) në Brazil kishte rigjetur faqet e para të gazetave për gjërat e mira që bënte në fushë me Flamengon...deri tani. Sulmuesi brazilian është në telashe, sepse Gabriel Barbosa, ky është emri i vërtetë i lojtarit, u arrestua të sot në mëngjes pasi kishte marrë pjesë në një festë me rreth 200 persona të tjerë në një kazino klandestine në jug të Sao Paulo, pavarësisht shtetrrethimit në fuqi dhe urgjencën e plotë për të luftuar Covid. -19. Lajmin e ka bërë të ditur faqja braziliane TyC Sports.

Gabigol u dërgua në një stacion policie së bashku me të gjithë njerëzit që ishin brenda kazinos, duke përfshirë këngëtarin e njohur funk MC Gui. Ata u identifikuan dhe u lanë të lirë, por përballen tani me ndjekje penale për krime kundër shëndetit publik.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI