Flash

Zbulimi i AS, Florentino ka dy vjet që kërkon të kthejë CR7: tani mund ta bëjë realitet

Lapsi.al 14 March 2021
Zbulimi i AS, Florentino ka dy vjet që kërkon të kthejë CR7:

Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar "As", historia e rikthimit mes Florentino Perez e CR7 mban datën 29 korrik 2019, kur të dy u takuan për herë të parë pas largimit të kampionit portugez për në Torino. Me atë rast, presidenti i Realit i kërkoi Ronaldos të kthehej në Madrid duke marrë një "ya no" (jo më) si përgjigje.

Eshtë e panevojshme të thuhet se si situata, për momentin, është shumë e ndryshme nga një vit e gjysmë më parë. Në atë kohë Ronaldo kishte fare pak që ishte transferuar e, megjithë zhgënjimin e daljes së parakohshme nga Champions League, ai mund të shpresonte ta tërhiqte Juventusin drejt atij fiksimi që zgjat prej 25 vjetësh. Tani gjërat janë ndryshe. Pas tre sezonesh pa sukses në Evropë, drejtuesit e Juventusit kuptuan se sa e vështirë është të menaxhosh ekonomikisht një lojtar si portugezi. Me pak fjalë, Ronaldo nuk është më një i paprekshëm.

Mundësia e një kthimi në Madrid, si theksojnë disa gazeta spanjolle, është më se konkrete. Përmenden nga siguria e një bisede mes Jorge Mendes dhe drejtuesve të merengues, tek plani i Florentinos për të teseruar CR7 për një vit, para se të hidhet në sulm për dy objektivat Blancos për të ardhmen e sulmit: Mbappé ose Haaland, i cili do të mbërrinin në verën e 2022. Të gjitha hipoteza sugjestionuese që fillojnë nga supozimi, që tashmë duket i vendosur, i lamtumirës së parakohshme të Cristianos nga Juventusin që në fund të këtij sezoni.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI