Flash

Video/ Lautaro i jep arratinë Interit në Torino: dukalët masakrojnë Kumbullën

Lapsi.al 14 March 2021
Video/ Lautaro i jep arratinë Interit në Torino: dukalët

Inter nuk ngadalëson hapin në Serie A, as në transfertën e Torinos, edhe pse i shkoi vërtetë pranë barazimit. Lautaro i dha fitoren e tetë radhazi Contes, vetëm 5 minuta nga fundi, duke e dërguar provizorisht +9 nga Milan. Fitore e rëndësishme e Parmës që thyejnë Romën në shtëpi, me sulmuesit dukalë që e bënë Kumbullën të bënte figurë të keqe. Sukses edhe për Bolonjën kundër Sampdorias.

TORINO - INTER 1-2

Interi rrëmben suksesin e tetë radhazi me një magji në fund të takimit nga Lautaro Martinez, goli i tij i katërt në po aq ndeshje kundër Torinos. Ndëshkim i ekzagjeruar për granatat, që i vunë në vështirësi kryesuesit pikërisht me armët e tyre: përqendrim, kompaktësi dhe kundërsulme. Një tjetër fitore për Inter, por sa shumë vuajtje. Një pjesë e parë e mirë e Torinos, edhe pasi zikaltrit zhbllokuan rezultatin me një penallti të Lukakut. Vendasit i shkuan pranë barazimit në disa raste dhe e bënë më në fund me golin e Sanabria, që zgjidhi një situatë mes rrëmujës. Por kualiteti që Conte ka në pankinë bën diferencën: Alexis Sanchez, i sapofutur, i dhuroi Lautaro Martinez pasimin e duhur për golin e fitores me kokë. Inter në këtë moment shkon +9 kundër Milanit (në fushë sonte kundër Napolit) dhe +13 ndaj Juves, që, megjithatë, përveç udhëtimit në Cagliari duhet gjithashtu të luajë rikuperimin me Napolin.

PARMA 2-0 ROMA

Në javën e 27 të Serie A, Roma është dorëzuar 2-0 kundër Parmas dhe pësoi një ndalesë të papritur në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Në Tardini, dukalët zhbllokuan ndeshjen në pjesën e parë me Mihaila (9 '), por Kumbulla e Ibanez i humbën rregullisht duelet me sulmuesit kundërshtarë. Verdhekuqtë bënë shumë pak përpjekje për të impenjuar Sepe dhe vendasit shkuan pranë dyfishimit me Man, që detyroi Pau Lopez të bënte një ndërhyrje vendimtare (48 '). Në minutën e 55 gjithcka u bë e kotë sepse Ibanez rrëzoi Pellé në zonë dhe nga pika e bardhë Hernani zhvendosi portierin spanjoll për golin e dytë. Emiljanët fitojnë pas 17 javësh pa sukses.

BOLOGNA 3-1 SAMPDORIA

Tre hapa të tjerë drejt qetësisë për Bolonjën, që në ndeshjen e drekës mundi Sampdorian 3-1 në Dall'Ara duke parë shpëtimin nga fare pranë. Në minutën e 4' Thorsby goditi shtyllën, por kuqeblutë morën avantazhin në të 28' me Barrow, në një asist nga Palacio. Quagliarella gjeti barazimin, por më pas Svanberg nënshkroi parakalimin (asist Barrow). Në minutën e 25’ të pjesës së dytë Soriano mbylli llogarinë me një asist të Svanberg, duke fiksuar shifrat në 3-1.

ITALY - SERIE A

Bologna 3 - 1 Sampdoria

Parma Calcio 1913 2 - 0 Roma

Torino 1 - 2 Inter

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI