Flash

Video/ Britma dhimbjeje pas dëmtimit në shpinë: Broja del nga fusha kundër Utrecht dhe rrezikon Kombëtaren

Lapsi.al 14 March 2021
Video/ Britma dhimbjeje pas dëmtimit në shpinë: Broja del nga
Një dëmtim që nuk duhej. Armando Broja, sulmuesi tek i cili Edy Reja ka ndërtuar pritshmëri të larta dhe një rol kyc në ofensivën e kombëtares, mund të mos jetë në dispozicion të teknikut italian për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 kundër Andorrës e Anglisë. Sulmuesi shkodran, i huazuar tek Vitesse nga Chelsea, ka lënë fushën pas një dëmtimi në shpinë në ndeshjen kundër Utrecht, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26 të kampionatit holandez (Vitesse fitoi me rezultatin 3-1). Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar mori një goditje nga prapa, nga mbrojtësi në markaturë, duke rënë menjëherë në tokë. Britmat e dhimbjeve që ndjente sulmuesi e bënë të qartë se nuk bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe pas disa minutash u zëvendësua.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI