Flash

Video/ Benzema shpëton Zidane dy minuta nga fundi: derbi i Madridit është asist për Barcelonën

Lapsi.al 7 March 2021
Video/ Benzema shpëton Zidane dy minuta nga fundi: derbi i Madridit

Nuk ka fitues derbi mes Atletico dhe Real Madrid dhe ata që buzëqeshin janë katalanasit e Barcelonës, tani vetëm 3 pikë prapa Colchoneros. Përfundon 1-1 me gola të Suarez, që zhbllokoi ndeshjen dhe Benzema që i dha barazimin e shpresës Zidane dy minuta nga fundi i ndeshjes, pas një kombinimi me Casemiron.

Fjala 'fund', në luftën për La Liga, nuk mund të shkruhet ende, sepse barazimi 1-1 në derbin e luajtur në Wanda Metropolitano e lë të hapur sfidën treshe; me kryesuesit e Atletico Madrid të cilët tani kanë (megjithëse me një lojë më pak) vetëm 3 pikë distancë nga Barcelona e dyta dhe 5 pikë nga Reali i vendit të tretë. Colchoneros kaluan në epërsi në minutën e 15: Marcos Llorente e nxorri Luis Suarez ballë për ballë me Courtois e uruguajani me një diagonale në shtyllën e largët shënoi golin numër 10 në 13 ndeshje kundër blancos: askush si ai që kur ish-sulmuesi i Liverpool u transferua në Spanjë. Casemiro u përgjigj me një goditje të fortë, por të devijuar nga Oblak, gjithnjë vigjilent. Në fund të pjesës së parë, Reali pretendoi një penallti për një prekje të vullnetshme me dorë nga Felipe, në zhvillimin e një goditje këndi, por Var konfirmoi vendimin e arbitrit për të mos akorduar penalltinë për merengues.

Në pjesën e dytë presioni u rrit dhe në minutën e 52' Oblak u mbrojt si mundi në konkluzionin e Nacho. Skuadra e Simeones megjithatë shkon shumë afër dyfishimit, dy herë në dy minuta: fillimisht Courtois shpëtoi rezultatin ndaj Carrascos e, më pas, numri 1 i Zidane arrin ti mbyllë portën edhe Suarez, pas një sugjerimi nga Carrasco. Atletico është konkrete, por Correa, nga disa hapa larg, goditi keq, duke përpirë një mundësi të bujshme për të mbyllur ndeshjen. Kjo i dha zemër Blancos që 10’ minuta nga fundi detyojnë Oblak të kryejë një mrekulli të dyfishtë përballë Benzema. Por për francezin është vetëm një shtyrje e takimit me golin, sepse në të 88’ erdhi barazimi përfundimtar, pas një kombinimi me Casemiron, e Benzema këtë herë nuk mund të gabojë me portën bosh.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI