Flash

“Njohja me Dajën mund të ndikojë pak": Shehi bëhet gati për derbin me Partizanin

Lapsi.al 7 March 2021
“Njohja me Dajën mund të ndikojë pak": Shehi

Tirana e tij bëri atë që nuk e kishte bërë deri tani në kampionat: fitoi tre ndeshje radhazi e u vu në radhë për ti bërë presion zonës europiane. Nuk mund të mos jetë i kënaqur Orges Shehi pas suksesit 1-2 me Kastriotin, edhe për faktin se tashmë e pret ndeshje me nivelin më të lartë të ndjeshmërisë për tifozët e tij të rinj: derbi me ish-skuadrën e tij Partizanin: "Kjo javë është e rëndësishme si për ne si për Partizanin. Ndoshta njohja me Dajën mund të ndikojë pak, pasi lojtarët motivohen së tepërmi për derbin. Skuadrës pas ndeshjes i thashë që të shijojnë fitoren e sotme, pastaj do mendojmë për derbin" tha ish-portieri që vazhdoi shpjegimin - "Do përgatitemi për ndeshjen, me lojtarët më të mirë. Do impenjim kjo ndeshje. Shpresoj që lojtarët të na kthehen dhe më pas do vendosim për formacionin. Në minuat e fundit kisha pak frikë, pasi mund ta pësonim dhe na ikte fitorja nga duart. Sot 3 dëmtime i bëmë të detyruar. Vetëm Çelhaka u largua nga dëshira për ta ruajtur".

Skuadra e tij është në rrugën e duhur e duket se edhe formacioni ka marrë formë: "Unë që kur kam ardhur në skuadër, kam aktivizuar të gjithë përveç Ilion Likës. Pavarësisht fitores, ka momente për analizuar. Seferi më vjen mirë që shënoi, pasi për atë jeton. Unë jam i kënaqur nga ai. 3 fitore radhazi të bëjnë mirë, për vazhdimësinë dhe për të përgatitur ndeshjen tjetër. Bathën e kishim në stol vetëm që ta kishim kapitenin. Najdovski dje kaloi Covidin dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, por për fatin e mirë ia dolëm. Është e vështirë të krijosh manovra kur ke mungesa si Torasa dhe Batha".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI