Flash

Milan për Oscar dëmtimesh: Bennacer lojtari me më shumë mungesa

Lapsi.al 7 March 2021
Milan për Oscar dëmtimesh: Bennacer lojtari me më shumë

Në shtëpinë e Milan vazhdon numërimi i lëndimeve. Padisponueshmëria e Rebic zgjeron listën sezonale të infermierisë së kuqezinjve. Një listë e gjatë që shpesh e ka detyruar Piolin të shpikë zgjidhje në çdo zonë të fushës. Këtë vit Djallit i është dashur të bëjë pa shumë lojtarë në këtë sezon, për një total prej 77 ndeshjesh të humbura nga minuta e parë nga 275 të luajtur në Serie A (25 ndeshje për 11 lojtarë): rreth 30%. Numër dëmtimesh për Oscar.

Një sezon i ndikuar nga shumë probleme fizike (si dhe nga Covid) dhe nga një emergjencë e vazhdueshme për të menaxhuar grupin me shumë ndeshje të përafruara për tu luajtur. E në këtë pikë është një listë e gjatë lojtarësh të Milan që kanë ngritur flamurin e bardhë, por me vetëm 8 prezenca në kampionat, Bennacer është në krye të renditjes së mungesave. Algjeriani, siç raportohet nga Tuttosport, është vetëm maja e akullnajës së emergjencës së kuqezinjve.

Në fakt, pas Bennacer në lidhje me dëmtimet, pozicionohet për ndeshje të humbura Ibrahimovic me 12 takime dhe Rebic me 11. Në listën e të padisponueshmëve kuqezinj pak më larg janë Kjaer (7) e Romagnoli (6), ndërsa Calhanoglu ka luajtur 18 ndeshje si titullar nga 25. E këta janë vetëm lojtarët e detyruar të qëndrojnë jashtë për më shumë javë. Në fakt, gjatë sezonit atyre i janë bashkuar të tjerë me ndalesa më të shkurtra që, në çdo rast, e detyronin Piolin të zbriste në fushë me lojtarë e zgjidhje tekniko-taktike të detyruara.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI