Flash

Europa League/ Granada e pëson për 'hilet': Uefa i jep të drejtë Gattusos

Lapsi.al 6 March 2021
Europa League/ Granada e pëson për 'hilet': Uefa i jep

Komisioni Disiplinor i Uefa ka sanksionuar Granadën me një gjobë prej 29,000 euro për kryerjen e shkeljeve të ndryshme në ndeshjen e kthimit të Europa Legue kundër Napolit. Sanksioni i sipërpërmendur u vendos për kthimin në fushë me vonesë në fillim të pjesës së dytë, për festimin bashkë me të gjithë delegacionin për kalimin e raundit e për kartonët e verdhë të marrë gjatë ndeshjes. Sjellja e spanjollëve në këtë ndeshje kishte zemëruar edhe Rino Gattuson e duket se tashmë UEFA i ka dhënë të drejtë teknikut napoletan.

Motivi i dënimit është si më poshtë: për humbjen e kohës në kthimin në fushë në fillim të pjesës së dytë, dënimi arrin në 10,000 €. Një tjetër 10,000 euro për "pushtimin" e fushës së lojës në stadiumin Diego Armando Maradona nga i gjithë delegacioni për të festuar kualifikimin historik për raundin tjetër. Për më tepër, 9,000 euro të tjera janë shtuar për shkak të kartonëve të verdhë të tundur nga gjyqtari (6) që i kushtoi skualifikimin Germán, Montoro dhe Yangel Herrera.

"Nëse një skuadër italiane i lejon vetes të bëjë atë që bëri Granada sot, ne do të dilnim në të gjitha gazetat. Në pjesën e parë kemi luajtur 16-17 minuta lojë efektive, ata ndalonin çdo 3 minuta, është e papranueshme" kishte deklaruar Gattuso, që nuk mund të bëjë asgjë më shumë për eleminimin, por ndërkohë mund të ngushëllohet me pak drejtësi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI