Flash

Juventus, infermeria nis të zbrazet: Cuadrado e Bonucci gati për Lazion

Lapsi.al 6 March 2021
Juventus, infermeria nis të zbrazet: Cuadrado e Bonucci gati për
Rodrigo Bentancur rezultoi pozitiv me Covid 19 dhe kështu Pirlo humbet një pjesë tjetër të rëndësishme, por trajneri i Juventus mund të buzëqeshë sepse pas emergjencës së vazhdueshme të javëve të fundit, infermieria e Juventusit më në fund ka filluar të zbrazet. Pas rikuperimit të Moratas, që shënoi të martën kundër Spezias, të tjerët që priten janë Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci: kolumbiani duhet të luajë nga minuta e parë kundër Lazios, mbrojtësi do të ulet në pankinë. Lajm i mirë gjithashtu në frontin e Matthijs de Ligt: testet të cilave iu nënshtrua pas problemit që ndjeu gjatë nxemjes me Spezian përjashtuan dëmtimet, por holandezi mbetet në dyshim për ndeshjen kundër bardhekaltërve. Takim i shtyrë në kthimin e 1/8 të Champions për Giorgio Chiellini, probleme muskulore të të cilit duken më në fund se po mbarojnë (kundër bardhekaltërve duhet të jetë ende Merih Demiral në mes të mbrojtjes). Pirlo duhet të rikuperojë gjithashtu edhe Arthur, kthimi i të cilit do të ishte thelbësor duke pasur parasysh mungesën e sigurt të Bentancur në mesfushë: gjendja e playmakerit brazilian përmirësohet dhe është përsëri në garë. Në fund, kapitulli Dybala, larg fushave për gati dy muaj tani. Joya po punon shumë dhe shpreson të jetë në dispozicion për Porton, por është më e lehtë për të që të rishikojë fushën në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Me hyrjen e sezonit në fazën e tij më delikate, Pirlo nuk dëshiron të detyrojë askënd të kthehet para kohe, por për të vazhduar të ëndërrojë Champions League dhe të përpiqet të bëjë një rikthim në kampionat, trajneri i Juventusit ka nevojë për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI