Edhe në dëborë guaja e futbollistit të PSG Marco Verratti ... di si ti vë flakën rrjeteve sociale. Në fakt, Jessica Aidi ka postuar në Instagram disa foto shumë seksi në male dhe përveçse rriti temperaturën e ndjekësve të saj, ajo ndezi një polemikë rreth udhëtimit malor të çiftit, ku morën pjesë edhe miq të tjerë. Mesfushori i PSG është i dëmtuar dhe shumë tifozë i kanë kërkuar të dashurës së tij të bukur të bëjë kujdes, ndërsa shumë të tjerë e kanë pyetur atë se si ishte e mundur që ata të bënin një udhëtim në dëborë kur, për shkak të pandemisë, njerëzit normalë e kanë të ndaluar.



