Flash

Klopp i tërbuar me rregullat e Anglisë dhe pauzën e kombëtareve: "Karantinë në kthim, nuk mund t'ia lejojmë vetes"

Lapsi.al 4 March 2021
Klopp i tërbuar me rregullat e Anglisë dhe pauzën e

Jurgen Klopp nuk është nga ata që luajnë me fjalët e, edhe për puuzën e ardhshme për impenjimet e kombëtares (e planifikuar nga 22 deri më 30 mars) menaxheri i Liverpool është shprehur shumë qartë: "Unë i kuptoj nevojat e Federatave të ndryshme kombëtare - tha gjermani në prag të ndeshjes kundër Chelsea - por kjo është një periudhë në të cilën nuk mund t'i bëjmë të gjithë të lumtur dhe duhet të marrim parasysh që lojtarët paguhen nga klubet. Kështu që vetë klubet duhet të jenë përparësia ".

Përtej rreziqeve shëndetësore që mund të sjellin udhëtimet ndërkontinentale në këtë kohë, Klopp është shprehur i shqetësuar nga legjislacioni aktual i Mbretërisë së Bashkuar, që imponon një karantinë të detyrueshme 10-ditore në një 'Covid Hotel' për të gjithë ata që kthehen nga vendet e listës së zezë. Problemi, në rastin e Reds, lidhet me brazilianët Alisson, Fabinho dhe Firmino dhe portugezin Diogo Jota. Megjithëse FIFA e ka bërë të qartë se lojtarët e ekipit kombëtar duhet të përjashtohen nga detyrime të ngjashme, duke marrë parasysh edhe sasinë e testeve të cilave iu nënshtrohen rregullisht, jo të gjithë autoritetet lokale shëndetësore bien dakord dhe rreziku i vërtetë është që trajneri gjerman, ashtu si kolegët e tij të tjerë, ta gjejnë veten pa disa elementë themelorë të skuadrës për dy ose tre ndeshje pas pushimit.

Menaxheri i Liverpool ka lënë të kuptohet se, nëse kjo do të ishte situata, ai mund të kundërshtonte largimin e ekipit të tij për në grumbullimet e ekipeve përkatëse kombëtare: "Të gjitha klubet kanë të njëjtin problem dhe nuk mund t'i lejojnë lojtarët të nisen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne nuk mund t'i lëmë të shkojnë dhe pastaj të gjendemi në një situatë ku ata duhet të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë: thjesht nuk është e mundur. "

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI