Flash

Juventus paguan 18.5 milionë, plus 6 bonus për McKennie: zyrtarizohet blerja nga Schalke 04

Lapsi.al 3 March 2021
Juventus paguan 18.5 milionë, plus 6 bonus për McKennie: zyrtarizohet

Weston McKennie tani është një lojtar plotësisht në pronësi të Juventusit. I mbërritur verën e kaluar në huazim, me të drejtën e blerjes, nga Schalke 04, mesfushori amerikan ka fituar vendin si titullar dhe besimin e Pirlos falë paraqitjeve dhe golave të rëndësishëm. Klubi i Juventusit do të paguajë shumën e rënë dakord në arkat gjermane, dmth 18.5 milion të pagueshme në tre vjet, plus 6.5 milion si bonus.

I ardhur pa shumë bujë dhe i mbështjellë me një farë skepticizmi, në pak javë McKennie tregoi se çfarë kualiteti zotëron, duke u ngjitur në hierarkitë e Juventus. I aftë në depërtime, fleksibël dhe i shkëlqyer në fazën e kontrollit, amerikani është bërë i pazëvendësueshëm falë karakteristikave unike në mesfushën e Juventusit.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

"Juventus Football Club SpA bën të ditur se ka ushtruar të drejtën për blerjen përfundimtare të përfaqësimeve sportive të lojtarit Weston McKennie, nga klubi gjerman FC Gelsenkirchen-Schalke 04 eV, për një shumë prej 18.5 milion €, e pagueshme në tre këste. Pas verifikimit të disa kushteve gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, një tarifë deri në 6.5 milion € mund të rritet në favor të Schalke. Juventus kishte nënshkruar një kontratë të performancës sportive me të njëjtin lojtar deri në 30 qershor 2025".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI