Flash

“As e lagur nuk ishte fusha”: Daja tërbohet me fushën në Fier dhe hipotezon konspiracionin

Lapsi.al 3 March 2021
“As e lagur nuk ishte fusha”: Daja tërbohet me fushën

"Na penalizoi fusha. Më duket e pakuptimtë që të luajmë në 1 të drekës, në një fushë që për një javë nuk ishte përgatitur. Krijuam shumë, por nuk ia dolëm”. Një deklaratë e fortë e teknikut të Partizanit, Ilir Daja, pas barazimit 1-1 në Fier përballë Apolonisë. Tekniku ka hipotezuar se thatësira e fushës ka qenë e qëllimshme për ti vënë në vështirësi kualitetet e të kuqve: “Nuk mund të bënim asgjë më shumë sot, në këtë lloj terreni. Për mua ndikoi jashtë mase. Në futboll investohet dhe kur e kemi mundësinë, ta lagim pak fushën. E gjithë fusha është shumë e thatë. Nëse luajmë në këto kushte, atëherë është e kotë që të kërkojmë që futbolli shqiptar të eci para”.

Në lidhje me rezultatin Daja nuk ka dashur ta bëjë dramë: “Përtej rezultatit, pasi kishim ardhur për fitore. Kemi bërë vetëm një gabim të vetëm, te goli. Ishim në sulm dhe nga kundërsulmi shënuam në portën tonë. Bëmë gjithçka për të përmbysur rezultatin, kishim raste”.

Duket gjithësesi se mes teknikut e Cordeiros është rikthyer ngërci i disa muajve më parë: “Korderio është lojtar që përpiqet shumë, nuk ka bërë një stërvitje të rregullt për shkak të problemeve shëndetësore. Nuk e ka formën optimale. Ka bërë shumë mirë për ekipin, por statistikën se nuk ka shënuar dhe nuk ka dhënë asist, nuk mund ta ndryshoj unë. Nuk i ka këto statistika, por i ka shkuar mirë manovrës sonë dhe na ka ndihmuar në ndeshjet e tjera“, përfundoi i mërzitur Ilir Daja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI