Flash

"Rreziku i të verdhave" nuk tremb Conte: në Parma luajtë të gjithë të rrezikuarit

Lapsi.al 2 March 2021
"Rreziku i të verdhave" nuk tremb Conte: në Parma

Ndeshje pas ndeshje. Hap pas hapi. Pa llogaritje. Është si një finale. Fraza të dëgjuara pafund, por këtë herë fjalët e Antonio Conte ishin të sinqerta: kjo konfirmohet nga fakti se Interi më i mirë do të zbresë në fushë edhe kundër Parmës, pa turnover, pa marrë parasysh "rrezikun e të verdhave" që ka shoqëruar prej disa javësh Barelën, Brozovic, Bastonin dhe Lukakun. Për Atalantën, që pritet në San Siro të hënën 8 mars, do të mendohet nga e premtja në mëngjes, jo më parë. Nëse do të ketë ndryshime në Interin e impenjuar në Tardini, nuk do të jenë rezultat i llogaritjeve: kjo do të thotë që Hakimi thjesht do të marrë vendin e tij pas skualifikimit, që Sanchez mund ta bëjë Lautaron të marrë frymë (më shumë se Lukaku) dhe se Vidal do të zëvendësojë Eriksen ose Barella vetëm kur loja të jetë në zhvillim e sipër.

Pastaj, është e vërtetë, ka ende dy ditë për të punuar për të vendosur formacionin, por Conte nuk ka ndërmend të "çmontojë" lojën që po funksionon, pothuajse në mënyrë perfekte, prej një muaj e gjysmë. Vetëm në shtatë ndeshjet e fundit, Interi ka marrë 6 fitore dhe një barazim, ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm një. Në përgjithësi zikaltrit kanë sulmin më të mirë në Serie A, 60 gola të shënuar dhe mbrojtjen e dytë më të mirë (24 gola të pësuar kundër 20 të Juves) me një diferencë golash që është dukshëm më e mira. Numra që legjitimojnë përparësinë në renditje, një kryesim që Conte synon ta mbrojë, nëse jo ta konsolidojë, hap pas hapi, duke vazhduar udhëtimin ndaj Parmës. Pa llogaritje, tani për tani të paktën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI