Flash

Lazio i mbyll derën Strakoshës: klubi nuk ka ndërmend t'i rinovojë kontratën

Lapsi.al 2 March 2021
Lazio i mbyll derën Strakoshës: klubi nuk ka ndërmend t'i

Thomas Strakosha, në skadencë kontrate në 2022, ka humbur vendin e titullarit ndaj Reinas, e në Romë e lexojnë si një detaj për të ardhmen. Lajmi i fundit që filtron nga klubi bardhekaltër, sipas Radiosei, është se Lazio nuk ka ndërmend ti rinovojë kontratën portierit të kombëtares shqiptare.

Ardhja e Pepe Reina për të pasur një portier të dytë me përvojë: zgjedhje e klubit me synim Champions League, por edhe për të rritur më tej portierin shqiptar 25-vjeçar në përballjen e përditshme me kolegun më të titulluar, rezultoi krejt ndryshe. Për shkak të disa shqetësimeve fizike të Strakoshës (gjithashtu i ndaluar edhe për Covid) i hapën rrugën Reinës e spanjolli e shfrytëzoi për të treguar personalitetin e tij në mënyrën më të mirë derisa sa fitoi praktikisht gradat si titullar.

Për Strakoshën gjërat kanë ndryshuar, sidomos duke marrë në konsideratë kontratën që skadon në 2022. Negociatat e rinovimit ishin ngadalësuar në muajt e fundit dhe tani janë bllokuar në mënyrë të pashmangshme. Strakosha mund të hedhë edhe sytë përreth. Frika për të qendruar gjatë në stol është gjithnjë e më e fortë, për më tepër që, sic duket, nuk ka më vend tek Lazio për Thomas.

Nuk është e rastësishme dalja hapur e portierit në elozhet për një klub tjetër. Shqiptari, duke folur për Sky Sports në Gjermani ka lajmëruar një lamtumirë të mundshme në verë: “Unë jam i hapur për sfida të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time. Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që gjithashtu ka një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk isha i interesuar” ka thënë Strakosha pak kohë më parë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI