Flash

I shpëtoi humbjes në tavolin, tani De Laurentiis nuk do të luajë në 17 mars Juve-Napoli

Lapsi.al 2 March 2021
I shpëtoi humbjes në tavolin, tani De Laurentiis nuk do të

Juventus-Napoli, sfidë e vlefshme për javën e tretë të fazës së parë të Serie A dhe ende e pa luajtur, nuk gjen zgjidhje. Pas betejës me ankimimet e fituara nga shoqëria napoletane për të luajtur ndeshjen, në vend që të merrte 0-3 në tavolinë, problemi kryesor mbetet data e rikuperimit. Me eliminimin e Napolit nga Europa League, data e parë në dispozicion për ndeshjen - dhe deri më tani e vetme - është 17 marsi, por De Laurentiis ka kërkuar të vlerësohet një datë tjetër duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur.

Një kërkesë që i hedh piper sfidës dhe marrëdhënieve midis dy klubeve, por që rrezikon të mbetet pa vëmendje për një arsye të thjeshtë: për sa kohë që Juventus është i përkushtuar në Europë, ajo e 17 marsit është potencialisht e vetmja datë në dispozicion për tu rikuperuar ndeshjen para fundit të sezonit.

Napoli - siç raportohet nga Il Mattino - ka kërkuar zyrtarisht një shtyrje të re të rikuperimit, ende të pa fiksuar zyrtarisht, por e vetmja mundësi është një dalje e shpejtë e bardhezinjve nga Champions League, të impenjuar në 9 mars në kthimin e 1/8 kundër Portos, pas humbjes 1-2 të ndeshjes së parë në Portugali.

Klubi i kaltër dëshiron një datë tjetër sepse - nëse do të luhej në 17 mars - ndeshja në shtëpinë e bardhezinjve do të binte midis ndeshjeve me Milan dhe Romën, të dyja jashtë, duke e bërë kalendarin mjaft të komplikuar me tre ndeshje radhazi me vështirësi të mëdha në transfertë. Nëse kërkesa nuk pranohet, ndeshja do të zhvillohet në orën 6.45 pasdite si Torino-Sassuolo, për të cilën tashmë është dhënë zyrtarizimi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI