Flash

Video/ Juventus tris, Spezia humb penallti: Ronaldo arrin Pele

Lapsi.al 2 March 2021
Video/ Juventus tris, Spezia humb penallti: Ronaldo arrin Pele

Tre pikë të arta, për një Juventus që e pati të vështirë gjatë gjithë pjesës së parë dhe gjeti golin nga pankina, pas hyrjes në minutën e 51’ të Bernardeschit, i cili dhuroi dy asist e Moratas, autori i golit të 1-0. Pas 6 minutash nga i pari, Chiesa siguroi rezultatin me golin e dytë dhe Ronaldo nënshkroi trisin në minutën e 88, një gol që lejon portugezin të arrijë Pelé në një kuotë prej 767 rrjetash. Në fund Juve mundi Spezian 3-0 dhe u rikthye në garën për kampionat, duke treguar se "ende beson". Sigurisht që nuk ishte një shëtitje, kundër një Spezia që tregoi kompaktësi dhe organizim të madh të lojës, me një lojë pa frikë dhe vetëdije të madhe në mjetet e saj. Për Juventus është fitorja e gjashtë radhazi në shtëpi në kampionat, përsëri me më shumë se dy gola.

Ndeshja fillon në ngjitje për Juventus, që humbi De Ligt gjatë nxemjes: Alex Sandro tërhiqet pas dhe Frabotta mbulon krahun e majtë. Ajo që mungon, megjithatë, është qartësia, ndërsa qëndrimi pritës i Juves nuk i jep asnjë dorë bardhezinjve. E kur të besuarit e Pirlos tentojnë të bëjnë dicka më shumë përplasen në murin e Spezias. Me miqtë shumë të lëvizshëm, dinamikë dhe kompaktë, të aftë të arrijnë në anët e Szczesny me kërcënimin e dikujt që mund të bëjë keq. Juventus sinjalin e kthesës e dhanë në të 42, me Ronaldon që goditi shtyllën.

Duke pasur parasysh fillimin sërisht nën ton të pjesës së dytë, Pirlo përpiqet të depërtojë duke futur Morata dhe Bernardeschi në vend të McKennie dhe Frabotta. Një lëvizje e shpërblyer menjëherë: spanjolli gjeti golin në rastin e parë, në një asis nga Bernardeschi, Sacchi fillimisht e anullon për offside, por Var e përmbys vendimin: nga minuta e 65 Juve është në avantazh falë golit të parë të Moratas në 2021. Kalojnë 6 minuta kalojnë dhe Chiesa dyfishoi, pas një krosimi në qendër të Bernardeschi. Ronaldo këmbëngul për të vënë edhe ai shenjën e tij në ndeshje: në të 89' portugezi shënoi golin e tij të njëzetë në kampionat, si dhe të 767 në karrierë, duke arritur kështu Pelé-n ndër shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Szczesny mori gjithashtu momentin e tij të lavdisë duke pritur një penallti të goditur nga Galabinov në minutën e 95-të, dhe Juve mbyll në mënyrën më të mirë një ndeshje që nisi mëe shumë dyshimesh.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI