Flash

“Skënderbeu si gastare”: Ndreu injoron kundërshtarin dhe bën një premtim për kampionatin

Lapsi.al 3 March 2021
“Skënderbeu si gastare”: Ndreu injoron kundërshtarin dhe

“Iu thashë lojtarëve që sot i kemi të gjitha mundësitë që të marrim 3 pikët, se Skënderbeu është si “gastare”, në momentin që do ta godasim do të thyhet, duke qenë së nuk ka pike”. Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, e ka komentuar kështu fitoren me Skënderbeun, pa dashur ti fyejë kundërshtarët. Ndoshta në moment euforie, pas triumfit në transfertë, që i jep siguri absolute skuadrës krutane për sa i përket mbijetesës, tekniku i krutanëve vazhdoi: “E kisha menduar që do të ishte ndeshje e vështirë. Për Skënderbeun do të ishte finale dhe do të ishte një ndeshje agresive ku do të jepnim maksimumin. Presuam lartë, e merituam fitoren, jam i kënaqur. Gjatë gjithë 90 minutëshit skuadra e Skënderbeut nuk ka bërë asnjë manovër të rrezikshme. E kemi interpretuar mjaft mirë ndeshjen, jam i kënaqur”.

Tekniku i Kastriotit ka treguar me detaje cfarë nuk ka shkuar në këtë muaj për skuadrën e tij, që ka humbur shumë nga agresiviteti që e karakterizon: “Për mua është shumë e çuditshme. Kemi pasur disa luhatje. Menduam që në janar të afronim lojtarë, por nuk gjetëm lojtarë mbi nivelin e atyre që kishim. 3-4 lojtarë na ikën. Husein, Bojom, Plaku. Edhe me lojtarë të tjerë të dëmtuar, patëm luhatje në disa ndeshje të veçanta. Akoma nuk e kemi luksin apo kapacitetin për të përballuar 3 ndeshje në javë” – sqaroi tekniku krutan që bëri edhe një premtim – “Unë ju premtoj që do të jemi në të gjitha ndeshjet të karikuar. Duhet skuadër e plotë. Do të vazhdojmë deri në fund luftën për t’i dhënë deri në fund bukurinë kampionatit”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI