Flash

Video/ Penalltia në minutën e 97 shpëton Milan nga humbja: shuplakë e Atalantës, Roma fiton në Franchi

Lapsi.al 3 March 2021
Video/ Penalltia në minutën e 97 shpëton Milan nga humbja:

Inter ka mundësinë më të mirë për tu shkëputur në krye të Serie A, pasi Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Udineses në San Siro. Madje edhe pikën kuqezinjtë e kanë marrë vetëm me një penallti në minutën e 7 shtesë. Fiton në transfertë Roma, që kalon 1-2 Fiorentinën me protagonist në të mirë e të keq Spinazzolan. Sukses edhe për Hellas në shtëpinë e Beneventos e Atalanta i fut pesë Crotones.

Milan frenon e i lejon Inter një shansë të rëndësishëm për tu arratisur në krye të klasifikimit. Në javën e 25 të Serie A skuadra e Piolit barazon 1-1 me Udinesen e shkon momentalisht në -3 nga kryesimi. Pas një pjese të parë taktike e të ekuilibruar, golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Me bashkëpunimin e Donnarumma, Becao (68') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, ndërsa vetëm në fund Kessie (97') barazoi llogarinë nga pika e bardhë e penalltisë.

Zgjati një pjesë rezistenca e Crotones në Gewiss Stadium. Atalanta mposht 5-1 skuadrën e Cosmi, në debutimin në pankinë, merr fitoren e katërt radhazi e kap Juventus në vendin e tretë. Gosens hapi serinë e golave në krosimin e Ilicic, pastaj Simy gjeti barazimin, duke shfrytëzuar një paqartësi të mbrojtjes atalantine. Në pjesën e dytë praktikisht nuk pati më ndeshje: Palomino firmosi parakalimin pastaj ishte radha e Muriel, Ilicic e Miranchuk, përpara se Zapata të godiste edhe një traversë.

Roma mposhti 2-1 Fiorentinën e rigjeti suksesin në Serie A pas dy hapave fals radhazi. Pas një pjese të parë me ritme të ulëta, Spinazzola zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë (49'), por pak minuta më pas është vetë mbrojtësi verdhekuq që dërgoi në portën e tij barazimin e Fiorentinës (60'). Vendosi ndeshjen në favor të kryeqytetasve një devijim i Diawara në fund të lojës (88'). Roma mban hapin e Atalantës e mbetet -2 nga vendi i katërt.

Përfundoi në barazim sfida e Mapei Stadium mes Sassuolo e Napolit. Askush nuk mundi të kalojë kundërshtarin, pavarësisht dëshirës, duke e mbyllur sfidën në 3-3. Ndeshje e pasur me emocione e penallti, e zhbllokuar në minutën e 34' nga autogoli i Maksimovic në goditjen e dënimit të Berardi. Kapiteni jeshilzi firmosi dyfishimin në minutën e 46' pas barazimit të Zielinskit. Në pjesën e dytë Di Lorenzo e Insigne me penallti në të 90' përmbysën ndeshjen, por në të 95' Caputo - gjithnjë me penallti - rivendosi ekuilibrin.

ITALY - SERIE A

Sassuolo 3 - 3 SSC Napoli

AC Milan 1 - 1 Udinese

Atalanta 5 - 1 Crotone

Benevento 0 - 3 Hellas Verona

Cagliari 1 - 0 Bologna

Fiorentina 1 - 2 Roma

Genoa 1 - 1 Sampdoria

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI