Flash

"Kam frikë se miku im Conte nuk do të më plotësojë dëshirën": Ancelotti flet për titullin kampion

Lapsi.al 4 March 2021
"Kam frikë se miku im Conte nuk do të më plotësojë

“Unë ndjek të gjithë lojtarët që kam pasur në karrierën time. Sigurisht, ata nuk mund të kenë të njëjtën përvojë që unë kam, por është një pikë në favor të tyre, do të thotë se janë të rinj. Bota e futbollit sjell me vete shumë kritika, është e pashmangshme, por ata e dinë më mirë se unë dhe për të dhënë një shembull, Pirlo dhe Gattuso kanë gjithçka për të zgjidhur problemet e tyre përkatëse ”.

Kështu është shprehur ish-trajneri i Milan e Juventus, sot në pankinën e Everton, Carlo Ancelotti, i cili duke folur për mikrofonat e "Sky Sport", u përqëndrua në tema të ndryshme të nxehta në lidhje me Serie A: një mbi të gjitha, atë që lidhet me rrugët përkatëse të disa prej teknikë italianë më të rinj, të trajnuar nga vetë Ancelotti gjatë karrierës së tij.

“Ditët e fundit kam folur me Pippo Inzaghin, ai është një nga ata me të cilët flas më shpesh. Unë jam shumë i lidhur me të, si me të gjithë lojtarët që kam pasur, veçanërisht ata të Milanit. Titulli? Shpresoj që Milan të fitojë, edhe pse mendoj se do të jetë e vështirë sepse Interi udhëton shpejt. Kam frikë se miku im Conte nuk do të plotësojë dëshirën time”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI