Flash

"Matthaus tek Bayern? As si kopshtar". Pas 20 vitesh vjen hakmarrja e Lothar

Lapsi.al 4 March 2021
"Matthaus tek Bayern? As si kopshtar". Pas 20 vitesh vjen hakmarrja e

Ironia, edhe pse e vonuar. Lothar Matthäus e kreu hakmarrjen e tij. Bënë habi, jo vetëm në Gjermani, disa deklarata nga Uli Hoeness, presidenti i Bayern Mynihut në atë kohë, i cili në 2002 iu përgjigj kështu disa kritikave, për mendimin e tij shumë të ashpra, që Matthäus kishte ngritur ndaj klubit: "Deri kur unë e Rumennigge të kemi fuqi vendimmarrëse, Lothar nuk do të jetë as një kopshtar stadiumi tek ne". Një deklaratë jo e parëndësishme nëse konsiderohet se bëhej kundër lojtarit që ka më shumë paraqitje me Gjermaninë (150) dhe 408 me Bayern (me 100 gola të shënuar). Sidoqoftë, pas pothuajse 20 vjetësh, Matthäus ka pozuar ndërsa priste barin e Allianz Arena.

Ajo e Lotar nuk është një sjigjetim, por vetëm një përgjigje ironike. Aq sa fotoja e tij në versionin kopshtar u botua në kopertinën e revistës zyrtare të Bayern Munich, e cila gjithashtu përmban edhe një intervistë me të: "Nga të gjitha grindjet me drejtuesit e Bayern, ajo deklaratë e Hoeness më goditi më shumë - shpjegoi Matthäus -. Gjatë viteve, megjithatë, ne i kemi shkruar njëri-tjetrit disa herë, ne të dy jemi njerëz me zemër, kështu që shpejt arritëm pajtimin. Të dy qeshim me atë deklaratë. Uli më ka thënë se i ka ardhur keq për atë deklaratë, atij të parit, që ditën pasi ai e tha."

Hoeness nuk është më presidenti i Bayern (Herbert Hainer e zëvendëson atë), megjithëse ai është ende anëtar i bordit. Sidoqoftë, ai nuk e humbi fuqinë brenda klubit, aq sa para se të largohej nga Manchester City për të shkuar në Bavari Leroy Sané vendosi të shkonte në shtëpinë e Hoeness për të biseduar me të. Nga ana tjetër, Rummenigge është ende CEO i klubit. Me pak fjalë, të dy arritën të linin mënjanë keqkuptimet me Matthäus, duke e lejuar atë të punonte në Allianz Arena. Të paktën si kopshtar. Me atë ironi, megjithëse të vonuar, që ndihmon në zhdukjen e çdo keqkuptimi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI