Flash

Guardiola tregon përse Anglia i ka marrë zemrën: "Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë”

Lapsi.al 4 March 2021
Guardiola tregon përse Anglia i ka marrë zemrën: "Nuk

Pep Guardiola ka gjetur 'vendin' e tij në jetë në Mançester, sepse "ambicia e tij e madhe ka qenë gjithmonë të provojë "football". Tekniku spanjoll, një nga më të kërkuarit në Europë dhe objekt dëshire i klubeve të mëdha, ka ngrirë ëndërrat e tyre për ta ulur në pankinë. "Nuk dua të them se nuk isha mirë në Barcelonë apo Mynih, përkundrazi, por e kisha ëndërr të vija këtu, të punoja në vendin e Sheakspear, Beatles, Oasis, mes teatrove dhe kinemave... Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë”.

Kjo është ajo që trajneri spanjoll, i cili zbarkoi në 2016 tek City, tha në një bisedë online në Bt me Rio Ferdinand. "Unë u ndjeva plotësisht si në shtëpinë time në Barcelonë; skuadra ime. Kështu edhe tek Bayern: nuk mund ta imagjinosh cfarë klubi, cfarë qyteti... Ishte një privilegj që isha, por këtu pas 4-5 vjetësh, ndihem kaq mirë". E jo vetëm për rezultatet e jashtëzakonshme të Citizens këtë sezon, siguron Guardiola: "Ndihem mirë tani, por edhe sezonin e kaluar, kur nuk fituam. Këtu kam miq, ndihem i mbrojtur, tifozët më duan, ekipi më ndjek, më pëlqen të punoj me ta". Ka edhe aspekte negative sigurisht, shton ai me shaka: "Unë e urrej vjeshtën dhe dimrin, me të vërtetë do të doja të kishte një klimë më të mirë në Angli".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI