Flash

Më shumë pikë se Inter i Tripletës: Conte i afrohet objektivit

Lapsi.al 6 March 2021
Më shumë pikë se Inter i Tripletës: Conte i afrohet

Numrat mund të mos jenë gjithçka, por nganjëherë ato vlejnë më shumë se një mijë fjalë: 59 pikë në 25 ndeshje (në vitin e Tripletës së Mourinhos ishin 55), nga Atalanta-Inter më 8 nëntorin e kaluar (18 ndeshje, një fazë e tërë), Inter ka grumbulluar 47 dhe, në 4 ditët e fundit, i mori 8 pikë Milanit, që tani është i dyti 6 pikë larg. Sipas të gjitha gjasave, Conte, pas fitores në Parma, e sheh arritjen përfundimtare gjithnjë e më afër.

Dy janë aspektet themelore që dolën nga ndeshja në Tardini. Së pari, aftësia për të qëndruar në lojë edhe kur kundërshtarët janë shumë më të vështirë për t'u përballuar nga sa pritej. Pastaj cinizmi për të ditur të marrësh tri pikë në shtëpi edhe në ndeshje "të pista". Një cilësi, kjo e fundit, e cila ka karakterizuar gjithmonë skuadrat që kanë fituar titullin në Itali.

Në Parma, Interi la të dy sulmuesit të merreshin me mbrojtjen qendrore kundërshtare, me Brozovic të thirrur në cështje "të ngrihej" për të impenjuar Brugman dhe me dy mesfushorët e tjerë që kishin për detyrë të mbyllnin anësorët poshtë. Në fazën e mbrojtjes pozicionale, nga ana tjetër, Hakimi dhe Perisic vendoseshin në linjë me tre lojtarët qendrorë duke ndërtuar një 5-3-2 të vështirë për t'u kapërcyer. Përkundër kësaj, megjithatë, Parma arriti të krijonte disa shqetësime në pjesën e parë, edhe pse zikaltrit ishin në gjendje të ndërtonin mundësi të mira për të kaluar në avantazh.

Në fazën sulmuese, kur vendasit ishin rreshtuar tashmë, Interi përfitoi nga avancimet e Skriniar dhe Bastonit që lejuan Hakimin dhe Perisic të vendoseshin, në një pozicion të jashtëm, praktikisht në linjë me dyshen Lukaku-Sanchez. Në ndërtimin nga poshtë, atëherë, në disa raste, ishte parashikuar edhe ulja e anësorëve, Barella në të djathtë dhe Eriksen në anën tjetër, për të lejuar një shfryrje të jashtme të mëtejshme në vendosjen e parë. E gjitha, një seri e tërë variantesh për t’i shpëtuar fanellave të shtrënguara të kundërshtarëve. Në raste të tjera, kur ka hapësirë, ekziston gjithmonë zgjidhja e topit vertikalisht për spondin, ose aksionin personal, të Lukakut.

Inter ka mjaftueshëm për të qenë optimist, me pak fjalë, edhe sepse në 13 ndeshjet e mbetura, deri në fund të kampionatit, Interi ka vetëm 4 përplasje me 7 më të mirët në renditje, duke filluar me Atalantën të hënën e ardhshme në San Siro.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI