Flash

"Dhuruam 20' minuta, pastaj ishim Juventus. Me Porton ndalohen gabimet": Pirlo bëhet gati për Champions

Lapsi.al 7 March 2021
"Dhuruam 20' minuta, pastaj ishim Juventus. Me Porton ndalohen

Andrea Pirlo i gëzohet suksesit ndaj Lazios dhe, mbi të gjitha, provës së karakterit të djemve të tij: "E filluam keq, duke i hapur rrugën e golit Lazios - tha trajneri i Juventus -. Pastaj, megjithatë, pati një reagim të madh nga ekipi dhe përkundër mungesave të shumta kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Nuk u dorëzuam, rritëm ritmin dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme e ndeshjes, që për ne ishte si një finale. Sidoqoftë, Champions League është një qëllim kaq i rëndësishëm sa nuk mund të gabojmë".

Edhe pse, sipas tij, skuadra nuk ishte e rreshtuar duke menduar për kthimin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, por tani koka duhet të shkojë në mënyrë të pashmangshme te sfida me Porton: "Do kemi me vete pak nga gjithçka që kemi parë të mirë me Lazion, por gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët. Kisha disponueshmëri të madhe nga lojtarët që luajtën në role disi të paprovuar më parë. Nga Danilo që luajti në mes të fushës tek Bernardeschi, i cili bëri shumë mirë si një mbrojtës i majtë. Ai e ka brenda mundësive sepse ka këmbë të mira, vrapim, është gjithmonë i kthjellët kur ka topin, kështu që i meriton të gjitha komplimentet. Nuk ishte e lehtë të luash një ndeshje si kjo, e kësaj rëndësie, në atë rol".

Ka akoma disa ditë për t'u përgatitur për takimin e madh: "Për fat të mirë unë kam edhe dy ditë për ta përgatitur atë. Tani edhe unë duhet të pushoj sepse jam më i lodhur se ata ... Por me siguri ne do të gjejmë formën më të mirë për këtë ndeshje sepse për ne është thelbësore vazhdimi i Ligës së Kampionëve. Është një objektiv kaq i rëndësishëm sa nuk mund të gabojmë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI