Flash

Video/ Monologu i Ibrahimovic në Sanremo: "Nëse gabon Zlatan, mund të gabosh edhe ti, mjafton të bësh diferencën"

Lapsi.al 7 March 2021
Video/ Monologu i Ibrahimovic në Sanremo: "Nëse gabon Zlatan,

"Nëse nuk e sfidoni veten, nuk mund të rriteni. Kur bën sfidat, është sikur të ishit në fushë dhe kur të dilni në fushë mund të fitoni dhe mund të humbisni. Unë kam luajtur 945 ndeshje, kam fituar shumë, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj kampion, por gjithashtu edhe kam humbur disa. Kam fituar shumë kupa, por kam humbur ndonjë. Unë jam Zlatan edhe pa i fituar të gjitha ndeshjet, jam Zlatan kur fitoj dhe kur humbas. Nëse gabon Zlatan, edhe ti mund të gabosh. E rëndësishme është të bësh diferencën çdo ditë". Ibrahimoviç e përshëndeti Festivalin e Sanremos me një monolog 'motivues', në të cilin shpjegoi zgjedhjen e tij jashtë futbollit.

Suedezi është nga ata që dinë ti zgjedhin fjalët: "Kam shënuar më shumë se 500 gola, por gjithashtu kam humbur disa. Ndonjë penallti shkoi keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është një pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë është gabimi më i madh që mund të bësh... Angazhim, përkushtim, këmbëngulje dhe përqendrim. Ju të gjithë jeni Zlatan dhe unë jam të gjithë ju. Faleminderit Itali, shtëpia ime e dytë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI