Flash

"Prishëm gjithçka në ndeshjet e fundit": Daja shkon në derbi me moralin përtokë

Lapsi.al 7 March 2021
"Prishëm gjithçka në ndeshjet e fundit": Daja shkon

"Unë do të thoja që është një mbrëmje jo. Kemi prishur gjithçka në këto ndeshjet e fundit. Nuk mund të them që faji është vetëm i lojtarëve. Marrim përgjegjësi edhe ne si staf". Ilir Daja nuk fshihet pas fjalëve, por merr përgjegjësitë për 5 pikë të humbura kundër dy skuadrave të vendeve të fundit në renditje. Më keq nuk mund të shkonte, me llogaritë e bëra edhe me kundërshtarët direkt për titull, që nuk tolerojnë ndeshje të thjeshta. "Duhet të reflektojmë, sepse atë që ndërtuam mund të shkatërrojmë tani. Nuk janë dy ndeshje që i ngjajnë njëra-tjetrës. Me Apoloninë bëmë gjithçka për të dalë te porta. Sot kishim ndërtuar një manovër, ku Skënderbeu do qëndronte në prapavijë dhe do mbanim topin. Në pjesën e dytë, nga dëshira për të shënuar, u gjetëm të papërgatitur në mbrojtje".

Nuk vlen mea culpa sepse ndërkohë kreu rrezikon të largohet, për më tepër që Laci nuk është nga ato skuadra që fal rastet që i jepen. Të kuqtë gabuan impakt dhe kjo për Dajën është e pafalshme: "Me ekipet që mbrohen mirë, loja duhet të jetë me nerva të qeta, pasi nuk mund të zgjidhë gjithçka një ritëm që ishte i shpejtë, por prapa linim hapësira. Skënderbeu na kapte në kundërsulm, sidomos në linjën e djathtë, ku ne kishim 3 nga lojtarët më të mirë, si Mala, Murataj, dhe Asani. Aty i morëm të gjitha kundërsulmet", shpjegoi tekniku kryeqytetas.

Problemi është se tani vjen derbi dhe nëse Tirana vjen nga tre fitore radhazi, të kuqtë kanë lënë pikë pothuaj maksimale kundër vendeve të fundit: "Ne kemi detyrë, që nga nesër të ulim këtë zë presioni që e kemi krijuar vetë. Ta harrojmë sa më shpejt ndeshjen e sotme. Situatat i kishim, po ishte një ditë jo”, përfundoi Daja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI