Flash

Arbitri nxorri KO Aleksin, Bylis barazoi. Tërbohet Martini: "Me rregulloren e re loja duhet të ishte ndalur"

Lapsi.al 7 March 2021
Arbitri nxorri KO Aleksin, Bylis barazoi. Tërbohet Martini: "Me

"Tek rasti i golit, nuk e di si është rregullorja, momenti i golit, Aleksi përplaset me arbitrin, topi është në mesfushë dhe arbitri duhet të ndalte lojën minimalisht". Edi Martini nuk e fsheh nervozizmin për pikët e lëna që i kushtuan vendin e parë Teutës. Fitorja do ta kishte bërë që në pritje të Vllaznisë të shihte klasifikimin nga vendi i parë, por gjërat shkuan ndryshe dhe e gjithë mëria e teknikut bie mbi Bastarin.

Arbitri në fakt bllokoi Aleksin që ndiqte topin, por vazhdoi lojën dhe Antoni Beji barazoi në minutën e 37: "Nuk është ndonjë gjë e madhe barazimi sepse nje pike jemi diferencë, por edhe ne duhet të fitonim, edhe Laçi erdhi fitoi në Ballsh edhe Partizani, neve na nervozoi që lamë pikë këtu - insistoi shkodrani i Teutës -. Plaku nuk ka kondicionin e duhur por luajti mirë aq sa luajti, ne duhet ta zgjidhim më shpejt ndeshjen. Është një rast që duhet parë sepse me rregulloren e re loja duhet të ishte ndalur".

Një rezultat që mund të ketë pasoja më pas dhe Martini e ka të qartë: "Normalisht i qaj këto dy pike te lëna sepse mund të ishim në vendin e parë, por fusha e Ballshit është shume e vështirë, të katërt skuadrat janë pretendent për titull kampion. Më vjen keq sepse krijuam raste humbëm shumë raste, jemi ekip që krijojmë shumë dhe kjo më vjen keq”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI