Flash

“Wandas i pëlqen stili im, preferoj komoditetin”: Icardi tregon privatësinë dhe modën

Lapsi.al 17 February 2021
“Wandas i pëlqen stili im, preferoj komoditetin”: Icardi tregon

Në një intervistë për revistën franceze të modës 'Elle', Mauro Icardi ka folur për preferencat e tij në modë. «Më pëlqen moda në përgjithësi dhe ndihem rehat kur duhet të bëj xhirime fotografike. Unë zakonisht vesh rroba të stilit casual, pantallona të lirshme për të qenë komod. Por sigurisht që varet nga dita dhe rasti. Në përgjithësi unë jam shumë klasik, mund të jesh elegant gjithësesi, më pëlqejnë rrobat më tepër të errëta ».

«Unë nuk kam një stilist të preferuar - shtoi ai - kur më pëlqen diçka, e përdor, jo domosdoshmërisht e shikoj markën. Si ndikon gruaja ime Wanda në stil? Gruaja ime e do modën. Ajo është e apasionuar. Gjithmonë shkon në kërkim të të rejave të fundit e punon edhe me marka të mëdha. Asaj i pëlqen stili im sepse i pëlqen që unë të vishem në një stil klasik. Nuk ndahem kurrë nga rrobat e rehatshme. Mbaj shpesh kapele. Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje mënyrës se si vishen lojtarët e tjerë. Por nëse më pyet se cilin lojtar e admiroj për sa i përket stilit, ai është David Beckham, unë mendoj se ai është një ikonë mode në botën e futbollit ”.

Stili në familjen Icardi

“Fëmijët e mi kanë secili stilin e tij sepse cdokush prej tyre ka një personalitet dhe të gjithë janë shumë të ndryshëm. Dy vajzat e mia kopjojnë atë që bën mamaja e tyre dhe u pëlqen të grimohen dhe të mbajnë taka, fustane, etj”, shtoi sulmuesi i PSG për familjen e tij.

Icardi ka folur gjithashtu edhe për uniformat e PSG: «Unë mendoj se bluza klasike blu e PSG është më e mira. Ai përfaqëson një qytet, një vend dhe historinë e këtij klubi. Mendoj se ngjyrat e tjera që ndryshojnë çdo vit janë një mënyrë jetese që përputhet me modën e momentit, por unë mendoj se bluja është e preferuara ime. Për të qëndruar në shtëpi unë vesh pantallonat e mia casual, berretën time, atletet e gjimnastikës. Më pëlqen të kaloj kohë me kuajt dhe qentë, më pëlqejnë shumë kafshët dhe natyra. A jam vanitoz? Po, kujdesem shumë për imazhin tim, jam gjithmonë i krehur ose i parfumuar, është diçka që gjithmonë e kam pasur, kam qenë i tillë që i vogël dhe vazhdoj të jem kështu. Edhe kur nuk ka kamera».

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI