Flash

"Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik": Fonseca fshin dyshimet e paralajmëron Bragën

Lapsi.al 17 February 2021
"Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik": Fonseca fshin

“Nuk e kam ndjerë asnjëherë në rrezik pozicionin tim të trajnerit tek Roma”. Paulo Fonseka fshin cdo aludim për një larg nga kryeqyteti italian, në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive portugeze “O’Jogo”, e cila është publikuar në prag të ndeshjes me Bragën për Europa Ligë. Roma e tij luan të enjten në mbrëmje ndeshjen e parë të raundit të 1/32 të finaleve të Europa Ligë, ndërsa në orën 18:55 do të jetë përballë Bragës në fushën e kësaj të fundit.

Një ndeshje jo fort e lehtë për Paulo Fonsekën, i cili e ka drejtuar kohë më parë skuadrën portugeze. Roma vjen nga fitorja ndaj Udinezes në kampionat, 3-0, ndërsa renditet e treta me 43 pikë. Tekniku portugez do të ketë një ndeshje sentimentale, por në anën tjetër është i detyruar të shpjegojë një zgjedhje të tij, që është sentimentale për tifozët - rastin Dzeko: “Tanimë është gjithçka e sqaruar dhe e zgjidhur”. Më pas ka pasur hapësira dhe për objektivat e verdhekuqve: “Jemi të tretët në klasifikim dhe shumë fillimisht na shihnin në vendin e gjashtë, apo të shtatë në renditje. Jemi duke luajtur mirë, jemi të motivuar dhe objektivi është kthimi në Ligën e Kampioneve, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në Serinë A ka shumë skuadra të forta”.

Në fund një batutë për Bragën, që Fonseka e ka stërvitur në sezonin 2015-2016: “Ka një trajner të madh dhe luan një futboll që më pëlqen shumë. Është një skuadër sulmuese së cilës i pëlqen shumë ta ketë topin në zotërim. Nuk kam dyshime dhe ia kam thënë të gjithëve: do të jetë një sfidë shumë e vështirë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI