Flash

Inter 'djeg' Barcelonën: Lautaro rinovon në fund të muajit, zhduket edhe një klauzolë

Lapsi.al 16 February 2021
Inter 'djeg' Barcelonën: Lautaro rinovon në fund të

Pas parakalimit ndaj Milanit, tek Interi shikimi drejtohet nga e ardhmja. Në veçanti për rinovimet e kontratave. Para së gjithash ajo e Lautaro Martinez. Pas tre takimeve në janar mes menaxherëve të Toros e Beppe Marottas dhe Piero Ausilios, marrëveshja është arritur në bazë të një pagese prej 4.5 milionësh në sezon plus bonuse, deri në vitin 2024, me anulimin e klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Rinovim që do të ratifikohet zyrtarisht në fund të muajit, kur përfaqësuesit e argjentinasit do të kthehen në Itali.

Por rinovimi i Lautaro Martinez nuk është i vetmi për të cilin po punojnë drejtuesit zikaltër. Përveçse blindoi Toron, Inter po kërkon një marrëveshje rinovimi për Barellan dhe Bastonin. Me paraqitjet e tij ish-lojtari i Cagliari tani ka fituar besimin e të gjithë ekipit dhe klubit. Një situatë që drejtuesit kanë vendosur ta shpërblejnë jo vetëm duke i ofruar mesfushorit një rinovim të rëndësishëm të kontratës (skadon në 2024), por edhe një të ardhme si kapiten, pas Handanoviç. Hipoteza që, me marrëveshjen e duhur ekonomike, mund të materializohet pa vështirësi, por edhe pa nxitim, pas Europianit.

Nxitim që në fakt Marotta & Co. duket se e kanë për të mbyllur cështjen Alessandro Bastoni. Qëllimi i Interit është të konfirmojë lojtarin, duke e bërë atë një element kryesor të prapavijës për të tashmen dhe për të ardhmen. Të gjitha, natyrisht, me një rregullim të pagës. Klubi zikaltër është i gatshëm të zgjasë marrëveshjen me mbrojtësin deri në vitin 2024, duke e çuar pagën në 2.5 milion euro në sezon. Shifër që duket se ka bindur lojtarin, i gatshëm për t'u ulur në tryezën e negociatave për firmosur, duke vazhduar aventurën e tij me zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI