Flash

"Kam mjekrën të thinjur, por jam plot energji": Klopp i përgjigjet zërave për largimin nga Liverpool

Lapsi.al 15 February 2021
"Kam mjekrën të thinjur, por jam plot energji": Klopp i

Në prag të ndeshjes së parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, Jurgen Klopp mohon me forcë zërat se po mendon të largohet nga Liverpool. "Nuk kam nevojë për pushim - shpjegoi ai -. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formë sepse nuk jam i freskët, mjekra ime bëhet gjithnjë e më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë ashtu, por jam plot energji ”.

"Kundër City dhe Leicester, ajo që pamë në fushë nuk pasqyron rezultatin," shtoi Klopp, duke kthyer vëmendjen për rezultatet e fundit negative. "Pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm 2. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale, e kemi biseduar". "Gjatë sezonit ndodhi një përzierje e ndryshme gjërash. Kemi zhvilluar disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar," përfundoi Klopp.

Këto konsiderata rrisin shqetësimin e Julian Nagelsmann, trajnerit të Leipzig. "Jashtë nga gara për titull, Liverpool tani do të përqendrohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Ata do të përpiqen të harrojnë gjërat negative," shpjegoi ai. "E dimë që Liverpool është një ekip i klasit botëror - shtoi ai -. Pavarësisht rezultateve negative në kampionat, shumë trajnerë të Premier League thonë se Liverpool, së bashku me Manchester City, janë skuadrat më të pakëndshme për t'u ndeshur sepse dinë si të përshtaten dhe zbatojnë mirë udhëzimet e trajnerit ".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI