Flash

Prapaskenë në dhomat e zhveshjes: veprimi i De Laurentiis vendimtar në fitoren me Juventus

Lapsi.al 15 February 2021
Prapaskenë në dhomat e zhveshjes: veprimi i De Laurentiis vendimtar

Tre pikë kundër Juventusit dhe një penallti për të zhdukur javë pakënaqësie. Me golin e Insigne ndaj bardhezinjve, në shtëpinë e Napolit u kthye qetësia, edhe përreth Gattusos, pas shpërthimit të trajnerit dhe shigjetave drejt presidencës. Pikërisht nga De Laurentiis, megjithatë, para ndeshjes kundër Juventusit, ka ardhur gjesti sigurues: presidenti ka zbritur në dhomën e zhveshjes dhe para të gjithë ekipit ka konfirmuar zyrtarisht Gattuson, pavarësisht nga rezultati.

Lajmin e bën të ditur Repubblica, që shpjegon se vendimi u mor pavarësisht rezultatit me bardhezinjtë. Sigurisht që të tre pikat i kanë dhënë qetësi dhe entuziazëm një ambienti, që në periudhën e fundit ishte i trazuar për shkak të ndonjë humbje të papritur dhe për një situatë në pankinë të gjithën për tu sqaruar, por gjesti domethënës ka ardhur direkt nga De Laurentiis, i cili zbriti në dhomën e zhveshjes, para ndeshjes kundër Juves, për t'i thënë të gjithëve, përfshirë ekipit, se pavarësisht rezultatit ata do të shkonin përpara me Gattuso. Për pjesën tjetër u kujdes fusha dhe lojtarët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI