Flash

Video/ Inter i pari, parakalon Milan një javë para derbit: Lukaku shpartallon Lazion

Lapsi.al 14 February 2021
Video/ Inter i pari, parakalon Milan një javë para derbit: Lukaku

Parakalimi i përmbushur nën shenjën e përcaktuesit të zakonshëm gjigant, Romelo Lukaku: Inter përfiton nga humbja e Milanit në Spezia dhe vendos sinjalin e parakalimit në krye të renditjes falë Lukakut, lojtari i ndeshjes me penalltinë e shënuar në të 22' dhe të djathtën në minutën e 46' që vendosi rezultatin ndaj Lazios. Një fitore me peshë për Conte, që ngjitet në kuotën e 50 pikëve, +1 ndaj Piolit (e diela tjetër ballë për ballë tashmë është emocionuese). Nga ana tjetër, Inzaghi ndalet pas gjashtë sukseseve radhazi në Serie A, duke mos përfituar nga humbja e Juventusit në Maradona dhe kështu mbetet me 40 pikë (si Napoli dhe Atalanta), dy pikë prapa bardhezinjve.

Conte nuk mendoi për Milanin dhe nisi lojën me Bastoni, Barella dhe Brozovic (të gjithë në rrezik skualifikimi), pikërisht nën sytë e

teknikut të kombëtares e ish-Inter Roberto Mancini. Në 10 minutat e para ishte Lazio që u mundua të luante ndeshjen, por pa krijuar probleme për Handanovic (për sllovenin vetëm një ndërhyrje ndaj Immobiles në minutën e 13). Reina pati impenjimin e tij në minutën e 12-të në goditjen e Lautaros, por pika e kthesës vjen në të 20’ kur Hoedt pengon në zonë argjentinasin. Fabbri akordon penallti dhe Lukaku pas 2' minutash - mes protestave dhe Var - kaloi zikaltrit në avantazh. Ndeshja duket se ka marrë tashmë drejtim dhe Interi dyfishoi në minutën e 46: Brozovic e përplasi topin në këmbën e Lazzarit e Romelu nuk hezitoi të shënonte golin numër 300 mes klubeve dhe kombëtares.

Loja është e bukur, edhe në pjesën e dytë, ritmi është i lartë dhe kundërsulmet fillojnë të peshojnë. E megjithatë Lazio ka nevojë edhe për pak fat për tu kthyer në lojë. E bën në minutën e 61 me një goditje dënimi të Milinkoviç, të devijuar nga Escalante, që befasoi Handanoviç. Është thjesht një iluzion, në fakt, sepse Lauraro kthen distancën në fuqi, duke vrarë moralin e bardhekaltërve pas vetëm tre minutash. Brozovic nisi në aksion Lukakun, që shpërtheu përballë Parolos, duke shërbyer më pas për Lautaron, që nuk gaboi para portës: 3-1 dhe Inter rrëmbeu tre pikë krejtësisht të merituar. Tani Milano pret derbin e së dielës së ardhshme, që do të vendosë kreun e Serie A.

ITALY - SERIE A

Roma 3 - 0 Udinese

Cagliari 0 - 1 Atalanta

Sampdoria 2 - 1 Fiorentina

Crotone 1 - 2 Sassuolo

Inter 3 - 1 Lazio

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI