Flash

Dorëzohet Real Madrid: "Asnjë shans që Sergio Ramos të qendrojë"

Lapsi.al 15 February 2021
Dorëzohet Real Madrid: "Asnjë shans që Sergio Ramos të

Historia e gjatë e dashurisë mes Sergio Ramos dhe Real Madrid është në fund të saj. Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon në qershor dhe negociatat për rinovimin nuk kanë çuar në një akord mes palëve. Duke pasur parasysh humbjet e mëdha të shkaktuara nga Covid-19, klubi spanjoll i ka propozuar lojtarit një ulje prej 10% të pagës, gjë që Ramos nuk do e ka pranuar dhe, në këtë pikë, lamtumira duket e pashmangshme pas 16 vjetësh. Sipas asaj që bëhet e ditur nga El Chiringuito, madje nuk ka "asnjë shans që ai të qëndrojë". Paris Saint-Germain duket i interesuar.

Kapiteni i Blancos shkon në skadencë kontrate në qershor dhe, në një takim me Florentino Perez, mbrojtësi e ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit duke mbyllur derën, sic duket përfundimisht. Detajet e takimit u treguan po nga El Chiringuito, zakonisht i informuar mirë për cështjet pranë Real Madrid. Sipas asaj që bënte të ditur emisioni shumë i ndjekur në Spanjë, në takimin midis presidentit dhe lojtarit, Ramos i ka thënë Perezit: “Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë”. Duke filluar me PSG: “Me mua dhe Messin ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyeshëm”. Florentino, i dorëzuar është përgjigjur: “Nëse do të të vijë një ofertë të mirë, do ta kuptojmë.”

Për momentin kapiteni i Blancos i është nënshtruar një operacioni jo invaziv për të pastruar meniskun e gjurit të tij të majtë, dhe është në fazë rikuperimi për të paktën gjashtë javë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI